AlbanianSport.com 15.12.2014 08:35
ASNN – Duke lënë mënjanë degjenerimin në dhunë të ndeshja e djeshme ndërmjet Egnatias dhe Përmetit, që ishte një nga dy fitoret e vetme që korrën skuadrat udhëtuese, java e 10-të konfirmoi Gramshin si kryesues të shkëputur, me 24 pikë, por edhe të ndihmuar nga frenimi që Tepelena i bëri Himarës.
Gramshi nuk ka falur në shtëpi, teksa ka mundur me rezultatin e thellë 5-2 Bilisht Sportin. Me fitoren e arritur dje, gramshakët shpallen “kampionë dimri” një javë para mbylljes së fazës së parë. Ndërkaq, takimi Tepelena-Himara ka marrë vëmendjen e 800 spektatorëve dhe vendasit arritur të mposhtin miqtë falë një 11-metërshi.
Turbina ka triumfuar në takimin e djeshëm ndaj Memaliajt me rezultatin 1-0. Cërrikasit kanë arritur një fitore minimale në shtëpi, por që mbart vlerën e tri pikëve. Memaliaj ka kontestuar ashpër gjykimin. Orikumi ka përmbysur rezultatin ndaj Këlcyrës, duke dalë triumfues nga kjo vizitë, me shifrat 2-1.
Pesë minutat e fundit të kohës së rregullt dhe minutat shtesë kanë rezultuar fatale për vendësit. Dhe, së fundi, Delvina nuk gabon në shtëpi teksa mposht kolonjarët me rezultatin minimal 1-0.
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e 10-të
(14 dhjetor 2014)
Delvina – Gramozi 1-0
Turbina – Memaliaj 1-0
Egnatia – Përmeti 0-1
Gramshi – Bilisht Sporti 5-2
Tepelena – Himara 1-0
Këlcyra – Orikumi 1-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 10 7 3 0 23-6 24
- Himara 10 6 1 3 20-13 19
- Turbina 10 5 4 1 12-5 19
- Tepelena 10 5 4 1 19-13 19
- Memaliaj 10 5 2 3 14-9 17
- Orikumi 10 5 2 3 14-12 17
- Bilisht Sporti 10 3 1 6 14-15 10
- Delvina 10 3 1 6 9-14 10
- Egnatia 10 3 1 6 8-13 10
- Gramozi 10 2 3 5 8-17 9
- Përmeti 10 2 2 6 9-19 8
- Këlcyra 10 2 0 8 7-21 6