AlbanianSport.com 20.12.2015 07:35
ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së 10-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Flamurtari ka regjistruar fitoren e 10-të radhazi, duke triumfuar në Korçë ndaj të ftohtit dhe skuadrës vendase të Skënderbeut, 76-61.
Vllaznia duket se po vazhdon në kampionatin e basketbollit të femrave me hap pretendenteje. Thuhet kështu sepse skuadra e Rajmond Rashjes pasi ka fituar një javë më parë në “Farie Hoti” ndaj Tiranës vendëse, të njëjtën gjë ka bërë dje ndaj Elbasanit në mesditë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, me shifrat 95-77.
Të premten janë luajtur dy ndeshjet e para të kësaj jave Studenti u ka bërë rezistencë bardhebluve të Erdal Borovës deri në fund të pjesës së dytë. Por më pas nuk ka pasur më fuqi për të reaguar ndaj kundërshtarit dhe, në fund, Tirana ka regjistruar një sukses me 22 pikë diferencë, 74-52.
Tek fitorja e munguar prej një jave është kthyer të premten edhe Goga Basket, e cila dje pasdite ka qenë e suksesshme përballë Kamza Basket në ndeshjen e luajtur në Sallën Sportive të Bathores. Skuadra e drejtuar nga trajneri Astrit Greva dhe ndihmësi Vladimir Xheka ka triumfuar me 20 pikë epërsi, 70-50,
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 11-të
(18-19 dhjetor 2015)
Të premten:
Tirana – Studenti 74-52
Kamza Basket – Goga Basket 50-70
Të shtunën:
Vllaznia – Elbasani 95-77
Skënderbeu – Flamurtari 61-76
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 10 10 0 763-580 20
- Goga Basket 10 7 3 725-632 17
- Tirana 10 7 3 720-645 17
- Vllaznia 10 6 4 701-657 16
- Skënderbeu 10 5 5 718-712 15
- Studenti 10 3 7 555-697 13
- Kamza Basket 10 2 8 494-589 12
- Elbasani 10 0 10 549-712 10