AlbanianSport.com 01.12.2016 17:05
ASNN – Llapi ka mposhtur Hajvalinë me rezultatin 3-0 për të nisur pushimin dimëror në vendin e dytë të renditjes së Superligës së Kosovës në futboll. Llapjanët, të cilët fituan me golat e Florim Berbatovcit, Edon Zeqirit dhe Berat Hysenit, kanë siguruar vendin e dytë, me 36 pikë, 3 më pak se Trepça ’89 e vendit të parë. Kurse Drita sot barazoi 1-1 me Besën.
Me këtë pikë Drita mbetet në zonën e rrezikut, ndërsa Besa ngjitet në kuotën e 25 pikëve, në vendin e 5-të. Kësisoj, Llapi do të dimërojë në vendin e dytë të Superligës së futbollit. Këtë të drejtë ekipi i trajnerit Tahir Batatina e mori pas fitores që korri të enjten në Podujevë ndaj Hajvalisë me shifrat 3-1, në kuadër të javës së fundit të gjysmës së parë të sezonit.
Golat e Florim Bërbatovcit, Edon Zeqirit dhe Berat Hysenit e ngjitën Llapin në vendin e dytë me 36 pikë, 3 më pak sesa kryesuesja, Trepça ’89, dhe një më shumë sesa Prishtina e vendit të 3-të. Në anën tjetër, Drita mbetet në pjesën e poshtme të tabelës dhe në pranverë e presin sfida të vështira për të mbijetuar në Superligë. Kurse Besa i ka humbur shpresat për titull.