Mbyllet faza e parë, Vllaznia është 100%, por kreu ndahet me Erzenin

Share Button

AlbanianSport.com 24/11/2018 21:45

ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka ulur të shtunën siparin e fazës së parë të tij, me ndeshjet e javës së 9-të dhe, përkundër pritshmërisë së skeptikëve që nuk e kishin llogaritur midis pretendenteve të këtij sezoni, Vllaznia e ka mbyllur gjysmën e parë të sezonit të rregullt pa e provuar shijen e humbjes. Megjithatë, dy pikët që ka lëshuar në fitoret 3-2 që ka arritur ndaj ndjekëseve më të afërta, Erzenit dhe Tiranës, kanë bërë që shkodranët ta ndajnë kreun me shijakasit, por mbeten në vend të parë dhe marrin titullin simbolik të “kampionëve të dimrit” falë një setaverazhi më të mirë.

Në 8 ndeshje të luajtura, skuadra shkodrane arriti po aq fitore, duke qenë absolute në fushë, e pandalshme dhe ky vend i parë në renditje është plotësisht i merituar për volejbollistët e Vllaznisë. Sot u luajt java e 9-të, aty ku, për efekt kalendari, shijakasit ishin pushim, ndërsa Vllaznia mposhti 3-1 Skënderbeun në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, një ndeshje mes dy ekipesh rivale e pretendente për titull këtë sezon. Ndaj suksesi i ekipit vendës nuk ishte aspak i lehtë, pasi të 3 setet kanë qenë të barazpeshuara deri në pikët e fundit.

Vllaznia fiton dy setet e para, përkatësisht 26-24 dhe 25-22, por Skënderbeu rivalizon fort për çdo pikë dhe falë këmbënguljes fiton setin e tretë, 25-22, duke synuar të rihapë ndeshjen. Por këtu ndalet euforia e miqve nga Korça, pasi në setin e katërt në fushë dominon Vllaznia, që fiton me lehtësi 25-19 dhe krejt takimin 3-1. Tri pikë të arta për shkodranët, që e mbyllin fazën e parë pa asnjë humbje. Fitore të lehtë korri Tirana, që në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, mundi 3-0 Teutën e vendit të fundit, një fitore që ishte një formalitet për bardheblutë.

Durrsakët nuk arritën në asnjë moment të rivalizojnë, ndërsa epërsia e kryeqytetasve ishte e madhe, duke e merituar këtë triumf. 3-0 fiton edhe Partizani ndaj Studentit në derbin kryeqytetas luajtur në “Asllan Rusi”, një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë. Të kuqtë fitojnë këtë set në pikët shtesë dhe më pas ritmin e lojës së Studentit bie, duke ia lehtësuar fitoren ekipit të Partizanit në dy setet e tjera. Megjithatë, takimi më i luftuar i mbrëmjes ka qenë ndeshja e luajtur në Elbasan, ku gjithçka u vendos në setin final.

Miqtë e Farka Volejit, të drejtuar nga trajneri pasionant, Dritan Bardhi, fituan 3-2 ndaj skuadrës vendase. Elbasani e nis mirë ndeshjen, fiton setin e parë, 26-24, por shpejt vjen përmbysja e Farkës, që fiton dy setet e tjera bindshëm, 25-20 dhe 25-16, dhe merr epërsinë. Por kur pritej që kryeqytetasit të mbyllnin ndeshjen, vendasit “zgjohen” dhe fitojnë setin e 4-t me shifrat 25-21. Seti final dominohet nga Farka Volej që e fiton atë 15-12 dhe krejt ndeshjen 3-2, duke marrë 2 pikë të rëndësishme, që e ngjisin mbi Elbasanin në renditje dhe e largojnë nga fundi.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 9-të

 

Të shtunën, 24 nëntor 2018:

 

Vllaznia – Skënderbeu        3-1

(26-24, 25-22, 22-25, 25-19)

 

Elbasani – Farka Volley      2-3

(26-24, 20-25, 16-25, 25-21, 12-15)

 

Partizani – Studenti              3-0

(26-24, 25-20, 25-20)

 

Tirana – Teuta                       3-0

(25-11, 25-15, 25-11)

 

Erzeni                                                pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Pikë

  1. Vllaznia         8          8          0          22
  2. Erzeni                        8          7          1          22
  3. Tirana             8          6          2          18
  4. Skënderbeu  8          5          3          15
  5. Partizani        8          4          4          13
  6. Studenti         8          3          5            9
  7.        Farka Volej    8          2          6            5
  8. Elbasani        8          1          7            4
  9. Teuta              8          0          8            0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh