AlbanianSport.com 12/12/2018 23:30
ASNN – Lioni kalon Shahtjorin në një mbrëmje dramatike, Bajerni i merr Ajaksit kreun e grupit E. Liga e Kampioneve mbylli të mërkurën në mbrëmje fazën e grupeve, me duelet e fundit në grupet E, F, G dhe H, ku padyshim pati surpriza të mëdha, sepse skuadrat e mëdha në shumicën e tyre nuk fituan, duke ngjallur edhe dyshime, ku Reali i Madridit dhe Roma pësuan humbje të rënda, ndërsa Juventusi mbylli me disfatë grupin H, por e ruan kreun dhe vijon më tej, së bashku me Mançester Junajtid, i cili, edhe pse u mund në Spanjë ng Valencia, e kishte siguruar më parë kualifikimin.
Në grupin A, Bajerni i Mynihut dhe Ajaksi u përballën në Holandë në një ndeshje spektakolare, me shumë gola, me kartonë të verdhë e të kuq, nga një për secilën skuadër, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 3-3, një rezultat që i dha të drejtë ekipit gjerman të mbyllte grupin në vend të parë. Dueli tjetër, Benfika-AEK Athinë, u mbyll me fitoren e portugezëve 1-0, dhe Benfika shkon në Ligën e Evropës si vend i tretë. Në grupin F, Mançester Siti përmbysi Hofenhaimin dhe fitoi 2-1, duke mos e vënë në diskutimin prestigjin e tij dhe vendin e parë në grup.
Dueli tjetër, i cili ishte dramatik dhe plot ankth deri në sekondën e fundit, Shahtjor i Donjeckut-Lion, u mbyll në barazim 1-1, por ky rezultat mbajti Lionin në vend të dytë që kualifikohet më tej në Ligën e Kampioneve, kurse skuadra ukrainase zuri vendin e 3-të dhe do të luajë në Ligën e Evropës. Në grupin G ndodhën “çudira”. Reali i Madridit pëson disfatë të rëndë në fushën e tij, duke u mundur nga CSKA e Moskës 0-3. Edhe Roma u mund nga Viktoria e Plzenjit me shifrat 2-1. Në fakt, si Reali, ashtu dhe Roma e kishin siguruar kualifikimin që më parë.
Ndërsa, si vend i tretë në Ligën e Europës do të shkojnë çekët e Viktorias së Plzenjit. Në grupin H pati gjithashtu “surpriza”, pasi Juventusi, skuadra që cilësohet favorite për të fituar Ligën e Kampioneve, humbi përballë modestëve të Jang Bojs me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku pati mjaft kontestime për vendimet e arbitrave. Dueli tjetër, ai mes Valencias dhe Mançester Junajtid, përfundoi gjithashtu 2-1, në favor të spanjollëve, që do të luajnë në vazhdim në Ligën e Evropës.
Liga e Kampioneve
Faza e ndeshjeve në grupe
Takimet e 6-ta:
Grupi E
Ajaks – Bajern Mynih 3-3
Benfika – AEK Athinë 1-0
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Bajern Mynih 14
- Ajaksi 12
- Benfika 7
- AEK Athinë 0
Grupi F
Mançester Siti – Hofenhaim 2-1
Shahtjor Donjeck – Lion 1-1
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Mancester Siti 13
- Lioni 8
- Shakhtjor 6
- Hofenheim 3
Grupi G
Real Madrid – CSKA Moskë 0-3
Viktoria Plzenj – Roma 2-1
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Real Madrid 12
- Roma 9
- Viktoria Pëlzen 7
- CSKA Moskë 7
Grupi H
Jang Bojs – Juventus 2-1
Valencia – Mançester Junajtid 2-1
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Juventus 12
- Mançester Junajtid 10
- Valencia 8
- Jang Bojs 4