AlbanianSport.com 22.12.2016 10:25
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka ulur siparin e gjysmës së parë, me ndeshjet e javës së 10-të, që ishte e java e fundit e fazës së dytë.
Dhe bardheblutë vendosin rekordin e kampionatit, duke mundur me 89 pikë diferencë Flamurtarin, 136-47. Kështu, Tirana e basketbollit e ka mbyllur vitin 2016 si kryesuese e dyfishtë. Për meshkuj, në 10 ndeshje, 9 fitore dhe një humbje.
Në takimin tjetër të luajtur dje, Teuta ka mundur Vllazninë me rezultatin 81-73, duke ruajtur vendin e dytë të renditjes, me 18 pikë, një më pak se Tirana, por dy më tepër sesa shkodranët.
Takimi i fundit i javës së 10-të të Superligës luhet sot, duke nisur nga ora 18:00, dhe Ardhmëria Basket përballet me Kamza Basket në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 10-të
(21-22 dhjetor 2016)
Të mërkurën:
Tirana – Flamurtari 136-47
Teuta – Vllaznia 81-73
Të enjten:
Ardhmëria Basket – Kamza Basket ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 10 9 1 939-667 19
- Teuta 10 8 2 790-644 18
- Vllaznia 10 6 4 752-700 16
- Kamza Basket 9 4 5 705-721 13
- Ardhmëria Basket 9 2 7 586-603 11
- Flamurtari 10 0 10 519-957 10