Gjergj Vyshka 17.12.2016 14:20
Partizani ka marrë fitoren e 8-të radhazi në nivelin e dytë Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ndërsa kështu për këtë grup është shpallur simbolikisht edhe “kampion dimri. Përtej një nisjeje të shpejtë të skuadrës së drejtuar nga Juri Dashi, e cila ka fituar pjesën e parë 7-9, Partizani i Elvis Ismetit dhe Arben Fagut ka përmbysur.
18-4 është pjesa e dytë dhe në pushim të kuqtë kanë kryesuar 25-13. 25-18 e treta dhe në total 50-31, kurse e fundit 19-11 për të kuqtë duke vulosur fitoren e Partizanit, 69-42. Ndërkohë, siç ndodh rëndom, drejtuesi e Tirana Eagles Basket, Klarent Dedaj, ka pasur ankesa për gjyqtarët e ndeshjes. “Në rregullore thuhet gjyqtarët nuk mund ta arbitrojnë dy herë një skuadër”, – ka pretenduar ai.
“Basho e Tafilica kanë qenë edhe në ndeshjen Tirana Eagles Basket-Elbasani, por dhe dje, – ka vijuar ai. – Dhe, për më tepër, dy ndeshje radhazi në “Asllan Rusi” kur më parë kanë qenë tek Studenti-Apolonia. Sigurisht ne kemi defektet tona, por psikologjikisht ndikon keq tek lojtarët, të cilët janë gjatë gjithë kohës nën presionin e vendimeve të njëanshme të gjyqtarit.”
“E kjo duhet përmirësuar”, – ka përfunduar Dedaj. E megjithatë Partizani e ka merituar suksesin.
Partizani – Tirana Eagles Basket 69-42
(7-9, 18-4, 25-18, 19-11)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 9-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Partizani – Eagles Basket 69-42
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu ora 16:00
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 8 8 0 592-380 16
- TiranaEagles Basket 7 4 3 434-411 11
- Apolonia 7 2 5 382-505 9
- Elbasani 6 2 4 367-422 8
- Skënderbeu 6 1 5 367-424 7