Mbyllet faza e dytë, Kukësi, “kampione e dimrit”, triumvirati e ndjek

Share Button

Flamurtari-Kukesi-0-1-zone-2014

AlbanianSport.com 21.12.2014 18:50

ASNN – Me 3 takimet e fundit të javës së 18-të, të zhvilluara të gjitha duke nisur nga ora 17:00, është mbyllur edhe faza e dytë e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe Kukësi është ekipi që ka fituar titullin simbolik të “kampiones së dimrit.” Verilindorët kanë triumfuar sot në Vlorë përballë Flamurtarit, me gol të Pero Pejiçit, të shënuar pas çerekore lojes.

Skuadra e Artim Shaqirit e mbyll vitin e vetme në krye të renditjes dhe ndiqet nga Skënderbeu, që fiton “in-extremis” në Shkodër përballë Vllaznisë më gol të Shkëmbit në minutën e fundit të lojës. Një 11-metërsh e fituar nga Martins, është goditur saktë nga kapiteni korçar, i cili i jep fitoren e radhës Skënderbeut dhe, bashkë me të, edhe vendin e dytë në kampionat.

Me fitore e mbyll vitin edhe Tirana e cila mposht në ‘Qemal Stafa” 4-2 Teutën. Në një ndeshje spektakolare dhe me gola, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ata që triumfojnë janë bardheblutë kryeqytetas, të drejtuar nga trajnerit Gugash Magani. Kava e 18-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit e ka ngritur siparin me takimin midis Apolonisë dhe Laçit.

Kjo ndeshje, që u luajt të shtunën pasdreke në Fier, u fitua nga miqtë me dy gola të shënuar nga afrikani Xhejms në pjesën e dytë. Kjo javë ka vijuar të shtunën pasdite me takimin midis Elbasanit dhe Partizanit, që u fitua nga të kuqtë kryeqytetas me një gol të vetëm, të realizuar në sekondat e para të ndeshjes nga Raçiç. Skuadra e trajnerit Artim Shaqiri, Kukësi, e mbyll vitin në krye të renditjes, me 38 pikë, dy më shumë se Partizani e Skënderbeu.

Vllaznia ndal kështu hovin e 5 fitoreve radhazi dhe tashmë shkodranët e mbyllin vitin në kuotën e 23 pikëve, 4 më pak se Laçi i vendit të 5-të. Ndërkohë një Flamurtar zhgënjyes i këtij viti i cili e mbyll në vendin e 7-të me 22 pikë. Teuta rikthehet sërish te humbja dhe e mbyll, sezonin me 16 pikë në vensin e 8-të. Në fundin e renditjes, Elbasani dhe Apolonia duken të destinuara për kthimin në

 

Kategoria Superiore

 

Java e 18-të

 

Të shtunën, 20 dhjetor 2014:

 

Apolonia – Laçi                                 0-2

Shënues: Xhejms 55’, 67’

Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier

 

Elbasani – Partizani                         0-1

Shënues: Raçiç 1’

Stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan

 

Të dielën, 21 dhjetor 2014:

 

Tirana – Teuta                                   4-2

Shënues: Bakaj 34′, Morina 45’+1(11-m.),

Kagere 70′, Bakaj 89′ / Hyseni 36′, Dita 49′

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

 

Vllaznia – Skënderbeu                    0-1

Shënues: Shkëmbi 90’(11-m.)

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

 

Flamurtari – Kukësi                          0-1

Shënues: Pejiç 16’

Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

 

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Kukësi 18        12        2          4        21-10              38
  2. Skënderbeu 18        11        3          4        26-9                36
  3. Partizani 18        11        3          4        16-7                36
  4. Tirana 18        10        5          3        24-12              35
  5. Laçi 18        7        6          5        19-12              27
  6. Vllaznia 18        8        2          8        16-17              23
  7. Flamurtari 18        5        7          6        14-12              22
  8. Teuta 18        5        1          12        16-26              16
  9. Elbasani 18        3        0          15        10-31              9
  10. Apolonia 18        2        3          13        4-30              9

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh