AlbanianSport.com 17.05.2015 11:45
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka kurorëzuar Tërbunin në grupin A dhe Bylisin në grupin B, si dy skuadrat “kampione”. Të dyja këto skuadra do të luajnë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Tërbuni dhe Bylisi janë ekipet që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Fitoret përkatësisht ndaj Besëlidhjes dhe Lushnjës të shtunën, në javën e parafundit, kanë bërë që të dyja skuadrat të sigurojnë matematikisht ngjitjen.
Tërbuni, i cili është debutues në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar, ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Besëlidhjes, në takimin e luajtur në Stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë. Në ndeshjen e së shtunës ndaj Besëlidhjes, pukjanët nuk e kanë diskutuar për asnjë moment fitoren dhe kanë fituar në fund me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Lekaj dhe Marku, në secilën pjesë. Skuadra e trajnerit Elvis Plori nuk ka pësuar asnjë humbje në këto 27 javë të këtij edicioni të Kategorisë së Parë, duke e mbyllur të parët në renditje në Grupin A, apo grupin e Veriut, në kuotën e 69 pikëve.
Ndërkaq, Bylisi është rikthyer në Superiore, duke mundur Lushnjën në fushën e saj, me rezultatin 1-0. Një sukses i rëndësishëm pasi mallakastriotët kapërcyen një 11-metërsh të dhënë kundër tyre dhe luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq. Kështu pra, ka patur festë sot, sidomos në Pukë. Goli spektakolar i Mariglen Shoshit ndaj Lushnjës i ka dhënë Superioren ekipit të drejtuar nga trajneri i ri, Roland Nenaj, duke u ngjitur kështu zyrtarisht mes më të mirave në futbollin shqiptar, pas vetëm 1 viti mungesë.
Ndërkaq, në takimet e tjera të javës së fundit, spikati fakti se nga grupi A, Veleçiku i Koplikut zbret zyrtarisht në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, ndërsa Besa shkon në play-out me të dytën e grupit të Jugut, Turbinën e Cërrikut. Ndërkaq, nga grupi B, Naftëtari i Kuçovës ka rënë nga Kategoria e Parë, ndërsa skuadra që shkon në “play-out”-in me të dytën e grupit A të Kategorisë së Dytë, Erzenin.
Kategoria e Parë
Java e 27-të
(16 maj 2015)
Grupi A
Të shtunën:
Tërbuni Pukë – Besëlidhja 2-0
Ada Velipojë – Mamurrasi 4-6
Besa – Iliria Fushë-Krujë 0-4
Veleçiku Koplik – Kamza 3-4
Kastrioti – Burreli 2-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni Pukë 27 21 6 0 55-12 69
- Besëlidhja Lezhë 27 21 2 4 56-13 65
- Mamurrasi 27 20 4 3 57-16 64
- Iliria Fushë-Krujë 27 9 6 12 25-25 33
- Kastrioti Krujë 27 9 4 14 33-36 31
- Burreli 27 10 1 16 38-45 31
- Kamza 27 9 4 14 30-47 31
- Ada Velipojë 27 8 3 16 31-57 27
- Besa Kavajë 27 5 8 14 25-45 23
- Veleçiku Koplik 27 3 2 22 23-77 6*
Shënim: Veleçiku i Koplikut është ndëshkuar me heqjen e 6 pikëve.
Grupi A
Të shtunën:
Lushnja – Bylis Ballsh 0-1
Luftëtari – Butrinti Sarandë 4-3
Shkumbini – Sopoti Librazhd 2-1
Naftëtari Kuçovë – Pogradeci 0-0
Dinamo – Tomori 1-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Bylis Ballsh 27 17 2 8 46-26 53
- Lushnja 27 16 5 6 36-18 53
- Butrinti Sarandë 27 11 8 8 34-22 41
- Sopoti Librazhd 27 10 6 11 31-34 36
- Luftëtari 27 10 4 13 24-29 34
- Dinamo 27 9 9 9 27-26 33
- Shkumbini 27 8 7 12 29-33 31
- Pogradeci 27 8 7 12 21-29 31
- Tomori Berat 27 9 5 13 21-38 29
10 Naftëtari Kuçovë 27 4 13 10 18-32 25