AlbanianSport.com 11.12.2016 08:25
ASNN – Pas ndeshjes së parë, Vllaznia-Kamza Basket, që u fitua të enjten nga vendaset 77-37, dhe asaj të dytë, të luajtur të premten në kryeqytet dhe ky Flamurtari fitoi 88-70 ndaj Studentit, Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, i ka luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së saj të 10-të.
Kështu, Tirana vërtetë ka fituar me 26 pikë diferencë me Elbasanin, 72-46, por ka rrezikuar seriozisht ta humbasë ndeshjen në “tavolinë”. Sepse gjyqtarët Basho e Gokaj në zbatim të rregullores nuk e fillonin ndeshjen pa policë. Goga Basket ka arritur një fitore të lehtë në “Tamara Nikolla” të Korçës, ndërsa e ka mposhtur Studentin me 32 pikë diferencë.
Një fitore relativisht e lehtë për vajzat e Goga Basket, ndërkohë që Skënderbeu ka rivalizuar disi vetëm në pjesën e parë dhe më pas është dorëzuar pa kushte. Pas 7 javësh, Tirana dhe Flamurtari ndajnë kreun e renditjes, me nga 12 pikë secila, pas 6 fitoresh pa njohur humbje, ndërsa Goga Basket dhe Vllaznia vijojnë përkatësisht në vendin e 3-të dhe të 4-t, me nga 11 pikë secila.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 7-të
(8-10 dhjetor 2016)
Të enjten:
Vllaznia – Kamza Basket 77-37
Të premten:
Studenti – Flamurtari 70-88
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 72-46
Skënderbeu – Goga Basket 51-83
Apolonia pushim
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 430-325 12
- Flamurtari 6 6 0 458-362 12
- Goga Basket 6 5 1 507-320 11
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Studenti 6 3 3 380-386 9
- Elbasani 6 2 4 410-418 8
- Skënderbeu 6 1 5 358-421 7
- Apolonia 6 1 5 375-480 7
- Kamza Basket 7 0 7 363-628 7