AlbanianSport.com 06.11.2016 08:00
ASNN – Pasi ka luajtur të premten ndeshjen e parë, ku Partizani ka triumfuar në derbin e “ish”-ëve ndaj Studentit në 3 sete, Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj i ka luajtur dje 3 ndeshjet e tjera të javës së tij të 6-të, teksa Farka Voleji ishte pushim për efekt kalendari.
Në ndryshim nga ballafaqimi i volejbollisteve femra, ku në Shkodër fituan mikeshat nga Tirana me rezultat të pastër 0-3, ai i meshkujve ka dhuruar të tjera emocione. Në fund ka qenë Vllaznia e cila ka fituar 3-1 dhe që është hakmarrë për atë humbje të papritur me Tiranën të vajzave.
Në fakt, trajneri i kuqebluve Mark Krroqi ka qenë i bindur për suksesin e ekipit që drejton që para ndeshjes dhe pas takimit ka deklaruar se tashmë shkodranët i presin vetëm sukseset. Ndërkohë, Skuadra e Teutës arrin të marrë një fitore me mjaft vuajtje përballë Elbasanit meshkuj, pasi ka triumfuar vetëm me set final.
Kurse Skënderbeu nuk ka arritur të ndalë dje në shtëpin as Erzenin në një ndeshje që duhet thënë se është fituar me meritë nga shijakasit, pastër 3-0. Që në setin e parë të ndeshjes u duk qartë që miqtë ishin më të saktë dhe e kishin vlerësuar maksimalisht këtë takim, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 6-të
(4-5 nëntor 2016)
Të premten:
Studenti – Partizani 0-3
Të shtunën:
Skënderbeu – Erzeni 0-3
Elbasani – Teuta 2-3
Vllaznia – Tirana 3-1
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 5 5 0 15-1 15
- Farka Volej 5 4 1 13-5 12
- Studenti 5 4 1 12-7 11
- Erzeni 5 3 2 12-6 10
- Tirana 6 3 3 12-10 9
- Vllaznia 5 3 2 10-8 9
- Skënderbeu 6 1 5 3-16 3
- Teuta 6 1 5 5-17 2
- Elbasani 5 0 5 3-15 1