Mbyllet e 6-ta, Erzeni ruan me fanatizëm kreun, Vllaznia e pathyeshme

Share Button

AlbanianSport.com 03/01/2018 14:45

ASNN – Të shtunën u luajtën ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, ku spikatën fitoret bindëse të ekipeve që synojnë titullin këtë sezon. Padyshim Erzeni i Shijakut u konfirmua si skuadra që bën “ligjin” në këtë kampionat, pasi mundi me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Farka Volej, një takim i luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Ekipi i ri i trajnerit pasionant Dritan Bardhi e pati shumë të vështirë të rivalizonte me shijakasit e homologut Ben Sako që dukshëm janë superior në të gjitha aspektet.

25-15 përfundoi seti i parë, ndërsa dy të tjerët përfunduar me shifra të njëjta 25-18, duke dëshmuar diferencat midis dy skuadrave. Dihet që Farka Volej ka lojtarë të rinj dhe mendon për të ardhmen, kurse Erzeni ka synime për të mbrojtur titullin “kampion” të fituar sezonin e shkuar. Ndeshja tjetër, e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit, mes Teutës dhe Partizanit, përfundoi me fitoren e të kuqve kryeqytetas 0-3. Për Partizanin, ky ishte kthim tek fitorja pas disa zhgënjimesh radhazi në këtë fillimsezon.

Madje kjo është fitorja e dytë për skuadrën e Ylli Tomorit në këtë kampionat, një fitore që e ndihmon atë të kalojë ngërçin e mungesës së rezultateve dhe gjendjen e rënduar psikologjike të grupit. 13-25, 15-25 dhe 13-25 ishin shifrat e regjistruara në tre sete, duke dëshmuar epërsinë e Partizanit në këtë ndeshje. Fitorja erdhi dhe si një dhuratë për trajnerin Ylli Tomori në ditëlindjen e tij. Sa për Teutën, kjo skuadër vijon të qëndrojë në vend të fundit të tabelës, me zero pikë.

Skënderbeu dha një sinjal të shtunën se mund të futet në garë për titullin. Korçarët mundën Studentin me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku pati emocion dhe rivalitet. 16-25 përfundoi seti i parë në favor të kryeqytetasve, por korçarët e kthyen ndeshjen në favor të tyre, duke fituar setin e dytë me shifrat 25-15, 27-25 dhe 25-19. Një fitore që e ngjit Skënderbeun në vend të tretë me 13 pikë, pra një rival i denjë i Erzenit dhe Vllaznisë në garën për titullin e këtij edicioni.

Sa i takon Vllaznisë, mund të thuhet pa frikë se është një skuadër elitare, e cila nuk e njeh humbjen deri tani. Të premten, shkodranët fituan një duel dramatik e maratonë në kryeqytet me Tiranën me rezultatin 3-2. Ishte një ndeshje për “kartolinë”, pasi dy setet e para i fitoi lehtësisht Tirana, me shifrat 25-11 dhe 25-13. Dukej se bardheblutë po shkonin drejt një triumfi pa pengesa, por nuk ndodhi kështu. Vllaznia reagon në 3 setet në vijim, duke e shpartalluar Tiranën në fushën e saj. 25-19 dhe 25-23 ishin dy setet në vijim në favor të shkodranëve, që e çojnë ndeshjen në setin final.

Me shifrat 15-9, Vllaznia fiton krejt ndeshjen 3-2 dhe siguron paprekshmërinë e fitoreve të saj. Kushdo që ka bërë plane për titullin, sidomos Erzeni që shihet si skuadër e kompletuar, duhet të bëjë llogaritë mirë me Vllazninë, pasi shkodranët kanë grup cilësor që nuk mposhten lehtë. Deri tani ata janë të pamposhtur. Janë në vend të dytë në renditje, por kanë një ndeshje më pak të luajtur, kështu që nuk përjashtohet mundësia të ngjiten në krye.

 

Kampionatit Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 6-të

 

Të premten:

 

Tirana – Vllaznia                   2-3

(25-11, 25-13, 19-25, 23-25, 9-15)

 

Të shtunën:

 

Skënderbeu – Studenti       3-1

(16-25, 25-15, 27-25, 25-19)

 

Farka Volej – Erzeni             0-3

(15-25, 18-25, 18-25)

 

Teuta – Partizani                   0-3

(13-25, 15-25, 13-25)

 

Tirana-Vllaznia                     2-3

(25-11, 25-13, 19-25, 23-25, 9-15)

 

Elbasani                                pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Pikë

  1. Erzeni                        6          5          1          16
  2. Vllaznia         5          5          0          13
  3. Skënderbeu  5          4          1          13
  4. Tirana             6          4          2          12
  5. Studenti         6          3          3            9
  6. Partizani        5          2          3            6
  7. Farka Volej    5          1          4            3
  8. Elbasani        5          0          5            0
  9. Teuta             5          0          5            0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh