Mbyllet e 31-ta, Tirana përmbys Skënderbeun, ruan “status-quo”-në e kreut

Share Button

AlbanianSport.com 28/06/2020 21:40

ASNN – Teksa kanë mbetur gjithsej edhe 450 minuta për t’u luajtur deri në fund të këtij sezoni të stërzgjatur për shkak të shpërthimit të epidemisë së virusit korona dhe pasojave të saj, niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit vijon ta ruajë të paprekur gjendjen në kreun e renditjes së tij. Në fakt, ishte fitorja e Tiranës, 2-1 në fushën e Skënderbeut ajo mbylli javën e 31-të të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë kryeqytetas ia kanë dalë të rivendosin sërish epërsinë e bollshme prej 9 pikësh nga Kukësi i vendit të dytë, duke kapërcyer mbylljen e pjesës së parë në disavantazhin 0-1 dhe duke përmbysur gjithçka e duke fituar me shifrat 2-1, falë një dygolëshi të Majkëll Ngo’osë. Ky i fundit ishte protagonist absolut në këtë takim me dy gola të shënuar, që e bënë të pavlefshëm atë të shënuar nga Mensah që në minutën e 9-të për vendasit.

Skënderbeu e mbylli pjesën e parë në epërsi, por Tiranëa përmbysi gjithçka në të dytën. Në minutën e 71-të, Kobina jep një pasim të saktë për Ngo’onë, i cili ka hapësirën e duhur në zonë dhe ndëshkon Koliçin me një gjuajtje me kokë. 4 minuta më pas, do të ishte sërish shtatlarti anglez ai që do të shënonte. Pas një këmbënguljeje të gjatë të bardhebluve, topi shkon te Kale.

Ai gjuan nga një distancë e afërt, por topi i devijuar nga Koliçi shkon në këmbët e Ngo’osë, i cili tund për herë të dytë rrjetën. Bardheblutë presin rivalin direkt për titull Kukësin në kryeqytet, një sfidë që do të përcaktojë ndoshta përfundimisht fatin e sezonit. Më herët, verilindorët fituan me vuajtje ndaj Bylisit në Stadiumin “Elbasan Arena” falë 11-metërshit të kthyer në gol nga Vasil Shkurtaj.

Vlerësim maksimal meriton dhe Teuta që merr vendin e 3-ë në renditjen e kampionatit, pas fitores 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe humbjes minimale të Laçit me Partizanin në kryeqytet dhe Skënderbeut, 1-2 përballë Tiranës. Të kuqtë e drejtuar nga Adolfo Sormani u mjaftuan me një gol ndaj kurbinasve në Stadiumin “Arena Kombëtare” duke hapur garën për pjesëmarrje në Ligën e Europës.

Për sa i përket sfidës së “të rënëve” nga Superiorja Flamurtari-Luftëtari, vlonjatët shpartalluan 6-1 gjirokastritët në Vlorë duke regjistruar një nga fitoret më të thella në këtë sezon. Duhet theksuar se të dy fitoret e vetme që vlonjatët kanë korrur në kampionat, kanë qenë përballë gjirokastritëve. Tirana kryeson në kuotën e 65 pikëve, 9 më tepër sesa Kukësi, ndërsa Teuta është ngjitur në vendin e 3-të, me 50 pikë, një më tepër sesa Laçi dhe dy më tepër sesa Skënderbeu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh