AlbanianSport.com 13.12.2014 18:20
ASNN – Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat kryesuese të kategorisë superiore në përfundim të ndeshjeve të javës së 16-të. Të kuqtë janë mundur 1-0 nga Flamurtari ndërsa bardheblutë kanë fituar 2-0 me Skënderbeun. Në sfidën e fundit të kësaj jave, Elbasani ka mundur Apoloninë 1-0. Elbasani i rikthehet fitores, pikërisht në sfidën përmbyllëse të javës së 16-të të Kategorisë Superiore.
Skuadra verdheblu ka mundur Apoloninë 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, falë golit të realizuar nga Lamçe në minutën e 74-t të takimit. Edhe pse në pjesën e parë ishte Apolonia që krijoi më tepër raste për shënim, në 45 minutat e pjesës së dytë panorama e takimit ndryshon kah, përsa u përket rasteve për shënim.
Futbollistët e Elbasanit janë më këmbëngulës dhe krijojnë rrezikshmëri në portën e vendasve. Por 90 minutat e takimit në Fier do të mbyllen me rezultatin 1-0 në favor të Elbasanit.
Në përfundim të ndeshjeve të javës së 16-të të Kategorisë Superiore, Partizani dhe Tirana kryesojnë renditjen me 32 pikë. Të kuqtë janë mundur në Vlorë nga Flamurtari me rezultatin 1-0, pas golit të realizuar nga Ardit Shehaj. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit i ka luajtur të shtunën pasdreke dy takime të tjera të të javës së saj të 16-të.
Tirana ka lënë pas atë zhgënjim të humbjes në derbin me Partizanit, duke fituar ndaj kampionëve në fuqi, Skënderbeut, falë një dygolëshi të Ndikumanës. Përballja e luajtur në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” edhe pse pa tifozë, për shkak të dënimit që kanë mbështetësit e skuadrës 24-herë kampione të Shqipërisë, dhuroi mjaft emocione. Në fakt, përballja e bardhebluve me korçarët u zhbllokua që në minutën e 7-të të saj.
Ishte një gabim i mbrojtjes “mike”, që i dha mundësin Ndikumanës të niset me shpejtësi drejt portës kundërshtare dhe me një goditje diagonale ta përcjellë topin në rrjetën e portën korçare. Ndërkaq, goli i dytë u shënua me të filluar pjesa e dytë dhe kishte për autor të njëjtin lojtar. Pas një inkursioni në zonë, Ndikumana gjunjëzon për të dytën herë skuadrën e trajnerit Mirel Josa, në minutën e 50-të.
Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 32 pikëve, një më pak se Partizani kryesues. Ndërkaq, Vllaznia ka arritur t’i marrë vetëm në sekondat e fundit një 3-pikësh të merituar Laçit, edhe pse kurbinasit u mbrojtën mirë përgjatë gjithë lojës. Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës po shkonte drejt një barazimi pa gola, kur Soza në minutën e 4-t shtesë së të pjesës së dytë shënojë golin e fitores.
Ne këtë fitore Vllaznia ngjitet në kuotën e 20 pikëve. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit e ka luajtur të premten pasdreke takimin e parë të javës së saj të 16-të, atë midis Teutës dhe Kukësit, që është fituar nga miqtë me rezultatin 3-0. Kukësi ka arritur një fitore të lehtë në fushë të huaj ndaj Teutës, duke mposhtur vendasit 3-0 falë dy golave të Pejiçit, në minutën e 11-të dhe atë të 17-të, dhe Lushtakut në të 44-tën.
Me rezultatin e vulosur që në pjesën e parë, ndeshja nuk ofroi më asgjë në të dytën. Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në vendin e tetë me 13 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 15-të
Të premten:
Teuta – Kukësi 0-3
Shënues: Pejiç 11’, 17’, Lushtaku 44’
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Të shtunën:
Tirana – Skënderbeu 2-0
Shënues: Ndikumana 7’, 50’
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Vllaznia – Laçi 1-0
Shënues: E. Beqiri 90’+1
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Partizani 1-0
Shënues: Shehaj 85’
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Apolonia – Elbasani 0-1
Shënues: Lamçe 75’
Drejtpërdrejt në RTSH
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Partizani 16 10 3 3 15-6 33
- Tirana 16 9 5 2 20-9 32
- Kukësi 16 10 2 4 19-10 32
- Skënderbeu 16 9 3 4 24-9 30
- Flamurtari 16 5 7 4 13-10 22
- Laçi 16 5 6 5 16-12 21
- Vllaznia 16 7 2 7 15-16 20
- Teuta 16 4 1 11 13-22 13
- Apolonia 15 2 3 10 4-26 9
- Elbasani 15 2 0 14 9-29 6