AlbanianSport.com 27.03.2016 08:00
ASNN – Pas takimit Studenti-Kamza Basket, që u luajt të premten dhe u fituan nga vendasit me rezultatin 59-48, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka luajtur të shtunën edhe tre takimet e tjera dhe ka spikatur padyshim supersfida e rivaleve, Tiranës dhe Flamurtarit, që u fitua nga vlonjatet në mënyrën më dramatike, me një 3-pikësh të të spikaturës Elektra Zykaj.
As vetë elbasanaset e vendit të fundit në renditjes nuk e kishin menduar që në javën e 16-të do të shënonin fitoren e parë të sezonit, aq më tepër në Korçë ndaj Skënderbeut. Dhe kjo fitore ka ardhur pikërisht pasditen e djeshme, teksa Skënderbeu, pa lojtaren kryesore Eda Llazari, vijon të pësojë disfatë pas disfate dhe dje kanë dështuar, madje me shifrat 58-73.
Në takimin tjetër, nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Astrit Greva, duke dominuar në të gjithë ecurinë e takimit, Goga Basket arriti të largohej nga Shkodra me një fitore të merituar, madje edhe me shifra të thella, 66-87, duke konsoliduar vendin e dytë në renditje. Në nisje të ndeshjes, është mbajtur një minutë heshtje nga dy skuadrat, si homazh dhe nderim për Alda Kaçorrin
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(25-26 mars 2016)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 59-48
Të shtunën:
Tirana – Flamurtari 72-74
Vllaznia – Goga Basket 66-87
Skënderbeu – Elbasani 58-73
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 16 16 0 1237-989 32
- Goga Basket 16 12 4 1294-1026 28
- Tirana 16 10 6 1162-1104 26
- Vllaznia 16 9 7 1118-1067 25
- Studenti 16 6 10 915-1074 22
- Skënderbeu 16 6 10 1033-1136 22
- Kamza Basket 16 4 12 834-986 20
- Elbasani 16 1 15 1022-1197 17