Mbyllet 8 takimet e së martës, shtanget Reali, Mesi gjen më në fund golin

Share Button

AlbanianSport.com 28/09/2021 22:55

ASNN – Të mërkurën, drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së superpërballja Juventus-Çelsi (21:00). Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka luajtur të martën takimet e dyta në 4 prej grupeve të saj, ndërsa takimet e 4 grupeve të tjera luhen të mërkurën. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Juventusit dhe Çellsit. Liga e Kampioneve ka nisur të martën ndeshjet e dyta të fazës së grupeve dhe, në takimit e luajtura më herët janë regjistruar një fitore dhe një barazim.

Në barazim me rrjeta të paprekura është mbyllur dueli në Donjeck të Ukrainës, midis Shahtjorit vendas dhe Interit. Të dyja skuadrat erdhën pas humbjeve në ndeshjet e para, por nuk kanë arritur dot ta thyejnë njëra-tjetrën, duke u mjaftuar me nga një pikë secila, ndërsa takimi tjetër i grupit D, ishte ai që është luajtur më vonë në Madrid midis Realit vendas dhe Sherifit të Tiraspolit. Kanë qenë moldavët që i kanë shtangur vendasit, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale. Por Reali këmbëngul dhe Karim Benzema do të shndërrojë në gol një 11-metërsh në minutën e 65-të, duke barazuar shifrat.

Sidoqoftë, moldavët kanë shënuar sërish në fund, duke marrë një fitore historike ne Madrid dhe bashkë me të edhe kreun e renditjes së grupit. Ndërkaq, Ajaksi nuk ka gabuar në shtëpi, duke fituar me dy gola ndaj Beshiktashit, në atë që ishte fitorja e dytë radhazi për gjiganten holandeze. Pasi kishte fituar bindshëm, 5-1, në Portugali përballë Sportingut të Lisbonës. Stiven Berghuis e ka shfrytëzuar më së miri depërtimin e Dushan Tadiçit, duke përshëndetur rrjetën në minutën e 17-të dhe duke e kaluar Ajaksin në epërsi.

Ndonëse disa minuta më vonë vetë Tadiç shpërdoron një rast mjaft të volitshëm për shënim, do të jetë vetë Berghuis që do të shërbejë për Sébastien Hallerin, që gjen golin e dytë të Ajaksit dy minuta para fundit të pjesës së parë. Me këtë epërsi dygolëshe të vendasve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat, përtej një goli të anuluar të Kenan Karamanit për turqit, nuk do të sjellë gola të tjerë që vlejnë dhe Ajaksi fiton 2-0 dhe merr kreun e renditjes së grupit C, së bashku me Borusian e Dortmundit, që ka fituar me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e parë, përballë me Sportingut të Lisbonës në takimin tjetër, të luajtur më vonë.

Ndërkaq, në grupin A, dueli i sheikëve, midis Paris SG-së dhe Mançester Sitit është mbyllur me epërsinë minimale të vendasve. Ndonëse me Kilian Mbapenë, Nejmarin dhe Lionel Mesin në sulm, golin e parizienëve e shënoi pas 8 minutave lojë mesfushori me tipare mbrojtëse, Idrisa Gueje. Megjithatë, Lionel Mesi do ta gjejë më në fund golin e parë për Paris SG-në, duke dërguar në rrjetë një pasim të bukur të Mbapesë në pjesën e dytë. Në takimin tjetër të grupit, Klub Bryzhi tregoi se barazimi në ndeshjen e parë me Paris SG-në nuk ishte rastësi, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1 në Gjermani përballë Lajpcigut vendas.

Belgët realizuan në dy skajet e 45 minutave të para, me gjermanët që barazuan momentalisht në mesin e tyre. Pjesa e dytë nuk ka sjellë gola të tjerë dhe Klub Bryzhi merr fitoren që e mban në vendin e dytë të renditjes. Dhe, së fundmi, në grupin B, Milani e ka mbyllur në epërsi minimale pjesën e parë, pas golit të Rafael Leaos në minutën e 20-të, por në disavantazh numerik, pasi 7 minuta më pas, në mënyrë kontradiktore, Frenk Kesi merr kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja me karton të kuq, duke i lënë italianët me 10 lojtarë përballë Atletikos së Madridit. Por qëndresa e Milanit do të thyhet 6 minuta para fundit.

Atëherë kur Grizman do të barazojë shifrat për spanjollët, të cilët vjedhin në fund edhe fitoren, me një 11-metërsh të realizuar nga Luis Suarez. Kurse Liverpuli e ka shtruar që në pjesën e parë rrugën drejt fitores në Portugali përballë Portos vendase, duke shënuar fillimisht me Mohamed Salah dhe, në fundin e 45 minutave, me Sadio Manenë. Mohamed Salah ka gjetur edhe golin e tij të dytë dhe të 3-tin për anglezët pas një ore lojë, dhe, ndonëse portugezët shkurtojnë largësinë me Taremin, Firminjo gjen brenda 5 minutash, edhe golin e 4-t, por edhe të 5-të të Liverpulit, duke vulosur kështu fitoren e thellë të skuadrës së trajnerit Jurgen Klop.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh