AlbanianSport.com 21/02/2024 15:40
ASNN – Kupa e Shqipërisë, mbyllen takimet e para. Të mërkurën, Egnatia fitoi 1-0 në fushë të huaj ndaj Laçit, Erzeni shtangu Vllazninë 2-1. Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, kanë luajtur të mërkurën takimet e para të dy çifteve të tjera të çerekfinaleve. Fituesja në fuqi, Egnatia, ka mundur në fushë të huaj 1-0 Laçin të mërkurën, ndërsa Erzeni ka shtangur Vllazninë, duke e mundur 2-1 në Rrogozhinë.
Kupa e Shqipërisë, Partizani, Erzeni & Egnatia fitojnë takimet e para çerekfinale, Teuta-Tirana ndahen në barazim. Janë luajtur takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para, Kukësi-Partizani dhe Teuta-Tirana. Partizani hodhi një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve, pasi mundi Kukësin me rezultatin 1-0.
Megjithatë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë që do të luhet në Stadiumin “Arenën e Demave”. Takimi tjetër çerekfinal i së dielës u zhvillua duke nisur nga ora 17:00. Në Sadiumin “Niko Dovana” Teuta dhe Tirana nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0, duke lënë totalisht të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit. Të mërkurën u luajtën edhe dy takimet e tjera çerekfinale, në orën 13:30.
Erzeni fitoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1. Shijakasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe morën një fitore shumë të rëndësishme, teksa synojnë të bëjnë mirë edhe në ndeshjen e kthimin për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Takimi tjetër Laçi-Egnatia u mbyll 0-1. Rrogozhinasit me këtë fitore janë një hap larg gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, megjithatë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e dytë që do të luhet në “Egnatia Arena”.