Gjergj Vyshka 08.05.2016 07:05
Përmeti ka qenë mikpritësi i fazës finale për titullin “kampion” të Kampionatit Kombëtar
të Basketbollit për Të Reja, i quajtur ndryshe “play-off”. Ka ndodhur kështu, e kjo edhe për një përzgjedhje të mirë të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit, sepse Përmeti ka vite që kontribuon dhe është në faza të tilla finale.
Madje përpara dy vjetësh ka dalë dhe kampion në shtëpinë e tij, ndërsa asokohe do të mundte Flamurtarin, 46-42. Përtej kësaj dje kanë qenë katër ekipe në fazën finale; Vllaznia, Flamurtari, Vlora Basket dhe “The Roses” i Përmetit.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vllaznia ka treguar edhe një herë se është një skuadër me potencial për të qenë kampione e të rejave, teksa ka fituar me një diferencë prej 31 pikësh ndaj Flamurtarit, 78-42.
Më e ekuilibruar gjysmëfinalja e dytë mes Vlora Basket dhe “The Roses” të Përmetit. Skuadra vendëse, edhe e mbështetur fort nga sportdashësit e shumtë, të cilën basketbollin e të rejave dhe fazën finale të këtij kampionati e kanë kthyer në një festë sportive, ka fituar me 16 pikë diferencë, 66-50.
E sot në mesditë finalja për titull mes Vllaznisë dhe The Roses.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Gjysmëfinalet:
Të shtunën:
(Pallati i Sportit, Përmet)
Vllaznia – Flamurtari 73-42
Vlora Basket – The Roses (Përmet) 50-66
Finalja:
Të dielën:
(Pallati i Sportit, Përmet)
Vllaznia – “The Roses” (Përmet) ora 11:00