AlbanianSport.com 22.04.2015 20:05
ASNN – Do të jetë një duel midis Kukësit dhe Laçit finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, pasi dy skuadrat triumfuan në duelet e tyre gjysmëfinale, përkatësisht ndaj Skënderbeut dhe Tiranës. Në ndeshjet e kthimit, që u luajtën sot, laçjanët kanë triumfuar me një gol të vetëm në fushën e tyre përballë Tiranës, ndërkohë që ndeshja e para dy javëve ishte mbyllur me rrjeta të paprekura.
Goli për kurbinasit u shënua nga nigeriani Xhejms, pas një ore lojë, ndërsa bardheblutë kryeqytetas e luajtën shumicën e lojës me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ndi-kumanës. Ndërkohë, në Korçë, Kukësi e ka shfrytëzuar më së miri atë fitore minimale të arritur në ndeshjen e parë në fushën e vet, duke marrë një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut dhe duke u kualifikuar për në finale.
Korçarët kanë kaluar të parët në epërsi, me anë të Prognit, i cili realizoi pas një çerek ore lojë, por 9 minuta më pas, është i përhershmi Pejiç ai që finalizon bukur një kundërsulm të kukësianëve dhe barazon shifrat. Në barazim 1-1 do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë dhe Kukësi siguron vendin në finale, ku përballë do të ketë Laçin.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet:
Ndeshjet e kthimit:
(22 prill 2015)
Të mërkurën:
Laçi – Tirana 1-0 (0-0)
Shënues: Xhejms 61’
Stadiumi i Laçit
Skënderbeu – Kukësi 1-1 (0-1)
Shënues: Progni 15’ / Pejiç 24’
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Finalja:
(30 maj 2015)
Kukësi – Laçi