AlbanianSport.com 16.04.2016 20:50
ASNN – Janë luajtur sonte ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, dhe Tirana dhe Barleti Volej kanë korrur fitore, duke zyrtarizuar kështu vendin e tyre dhe duelin midis njëra-tjetrës në finalen e madhe.
Tirana pati hequr të “zijtë e ullirit” me Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë, pasi korçaret, në dukje pak të interesuara për të vajtur më larg se vendi i tretë në këtë kampionat kanë qenë gati për t’u bërë “gjëmën” vajzave bardheblu. Vajzat bardheblu sidoqoftë fituar 3-0 në kryeqytet.
Kësisoj ato erdhë në Korçë për ta mbyllur gjithçka në ndeshjen e dytë. Dhe kështu kanë bërë, madje, mbase duke zënë mend nga ndeshja e parë, nuk i kanë lënë asgjë rastësisë, duke fituar me shifra bindëse në 3 sete, përkatësisht 17-25, 14-25 dhe 12-25.
Ndërkaq, kampionet në fuqi të volejbollit të femrave në vend ka korrur fitoren e dytë.
Madje ndaj Teutës, në gjysmëfinalen e parë për titullin “kampion”, Barleti Volej pati provuar dhe rezervat. Skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi ka qenë e papërmbajtshme, duke i fituar të 3 setet, përkatësisht 12-25, 9-25, dhe 12-25, dhe duke vijuar të kualifikohet për në finale.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Kalendari i gjysmëfinaleve të
“play-off”-it për titullin “kampion”
Të mërkurën, 13 prill 2016:
Tirana – Skënderbeu 3-0 (1-0)
(26-24, 25-20, 26-24)
Barleti Volej – Teuta 3-0 (1-0)
(25-16, 25-17, 25-15)
Të shtunën, 16 prill 2016:
Skënderbeu – Tirana 0-3 (0-2)
(17-25, 14-25, 12-25)
Teuta – Barleti Volej 0-3 (0-2)
(12-25, 9-25, 12-25)