AlbanianSport.com 06/03/2024 19:20
ASNN – Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia janë 4 gjysmëfinalistet e këtij edicioni, teksa Kupa e Shqipërisë ka mbyllur të mërkurën edhe takimet e kthimit çerekfinaleve. Rrogozhinasit fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Laçit me rezultatin 3-1 dhe siguruan kualifikimin në gjysmëfinale. Të papriturën më të madhe në fazën çerekfinale e bëri Kukësi që fitoi 1-0 në Stadiumin “Arena e Demave“ ndaj Partizanit.
Ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas të dyja ekipet iu drejtuan 11-metërshve, aty ku kukësianët u treguan më të saktë dhe triumfuan 5-3, duke kaluar në gjysmëfinale. Edhe sfida e dytë çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës përfundoi në barazim. Në Stadiumin “Elbasan Arena” koha e rregullt e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1 dhe, kësisoj, gjithçka shkoi në shtesë.
Më pas gjithçka u vendos nga pika e bardhë, aty ku bardheblutë u treguan më të saktë, pasi fituan 6-5 dhe kaluan në gjysmëfinale. Vllaznia ja doli mbanë të kualifikohej më tej pasi mundi Erzenin 6-1. Koha e rregullt e takimit përfundoi 2-1 dhe ndeshja shkoi në shtesë, aty ku kuqeblutë realizuan edhe 4 gola, duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. Sfidat e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datë 3 prill ndërsa takimet e dyta më datë 24 prill. Në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se kur do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.