AlbanianSport.com 05/02/2024 23:35
ASNN – Legjenda e futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, feston sot 39-vjetorin e lindjes. Futbollisti “superstar” është tashmë në përfundim të karrierës së tij, por në kulmin e tij, Ronaldo ka qenë makineri golashënues duke shënuar gola për argëtim dhe duke thyer rekorde pas rekordesh me skuadrat ku ai ka luajtur. Sot që ai mbush 39 vjeç dhe le ti hedhim një sy 10 arritjeve në karrierën e tij futbollistike duke e bërë atë kështu një nga lojtarët më të mëdhenjt të të gjitha kohërave.
- Futbollisti mashkull me më shumë paraqitje dhe pjesëmarrje në turne ndërkombëtarë. Ai ka luajtur në 205 ndeshje me Portugalinë dhe së fundmi është regjistruar si pjesëmarrës edhe ne ndeshjen e Eliminatoreve të “Euro 2024”-ës kundër Lihtejnshtejnit duke e çuar pjesëmarrjen e tij në 197 në kupa ndërkombetare.
- Lojtari i parë që ka shënuar 800 gola në karrierë.
- Lojtari që ka shënuar më shumë gola ndërkombëtar në futbollin botëror me plot 128 gola.
- Lojtari i vetëm që ka shënuar në 11 turne ndërkombëtar të njëpasnjëshëm.
- Lojtari i vetëm i cili ka shënuar 10 gola me kokë.
- Lojtari i parë që ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm.
- I pari lojtar me më shumë pjesëmarrje në ndeshjet e Ligës së Kampioneve me 183 ndeshje.
- Lojtari që ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampioneve, me plot 140 gola.
- Shënuesi i më shumë golave në Ligën e Kampioneve në një sezon të vetëm, duke shënuar 17 gola për Realin e Madridit në sezonin 2013-2014.
- Lojtari që ka fituar më shumë titullin e Ligës së Kampioneve, për plot 5 herë gjatë karrierës së tij, një herë me Mançester Junajtid dhe 4 herë me Realin e Madridin.