Mbresat e një vizite në Olimpia… (II)

Share Button

koksh-mesuesit-olimpia-2016-tjeter

Nga FATMIR EFICA 23.11.2016 08:00

Lajtmotivi miqësi, respekt, përsosmëri, përvojë e çmuar për delegacionin shqiptar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë

 

…vijon nga dje

 

TRADITA

Në një kompleks të tillë sportiv nuk mungon asgjë. Të duket sikur “udhëton” në kohë mbi muzetë historikë që ke para syve, teksa gjithë vëmendjen e rrëmben informacioni i detajuar që të serviret i trashëguar në mënyrën më të mirë mes brezave.

Shumëllojshmëria e shtrirjes së sporteve kolektive e individuale, “heronjtë” e protagonistët e gdhendur në kujtesë bëhen të prekshëm. Në atë moment të vjen në mend misioni që këtë përvojë kaq të rëndësishme ta reflektosh po aq mirë dhe bukur edhe në vendin tënd aty ku sporti ynë ka vërtetë nevojë për të tjerë hapa zhvillimi e progresi.

 

SEMINARI

Për ta mbajtur mend gjatë këtë vizitë në Olimpia është llogaritur zhvillimi i seminarit me temë “Organizimi i veprimtarive sportive me frymë Olimpike”. Salla moderne e Konferencave e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare e vënë në dispozicion, përgatitja e lektorëve, shfaqja në monitor e veprimtarive të kryera gjatë viteve të fundit në Shkodër, Tiranë, Lushnjë, Ballsh, Kavajë, Elbasan etj., i jep seriozitetin e duhur vizitës së punës në Olimpia.

Specialisti i mirënjohur i Edukimit Fizik dhe Sportit, Petrit Qendro, nënvizoi disa orientime të qenësishme në ligjëratën e tij. Olimpizmi është filozofia e jetës që bashkon dhe kombinon në tërësi cilësitë e trupit, vullnetit dhe mendjes duke e ndërthurur sportin aq bukur me kulturën dhe shëndetin. Motoja “Lëviz, mëso, zbulo”, në javët e ditët Olimpike të zhvilluara në Shqipëri në shumë qytete ka bërë bashkë tradicionalen me modernen.

 

PREMTIMI

Disa propozime morën trajtën e premtimeve konkrete. Do të sensibilizohet ideja dhe mundësitë që Apolonia në Fier, Bylis në Mallakastër, Kalaja e Rozafës në Shkodër, Kalaja e Bashtovës në Kavajë të shndërrohen në destinacionet e Javëve dhe Ditëve Olimpike. Pa nënvlerësuar kurrsesi vende të tjera të mundshme e të bukura që ka kudo në Shqipëri dhe ku mund të organizohen veprimtaritë sportive.

Sipas shumicës së pjesëtarëve të delegacionit shqiptar në Olimp mund të jenë këto vende, me aq shumë resurse të traditës e historisë, që plotësojnë kushtet e ku ka mundësira të marr jetë e të zhvillohet stili i një trashëgimie sportive si ajo në Olimp të Greqisë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh