Mbresat e një vizite në Olimpia… (I)

Share Button

koksh-mesuesit-olimpia-2016

Nga FATMIR EFICA 22.11.2016 11:40

Lajtmotivi miqësi, respekt, përsosmëri, përvojë e çmuar për delegacionin shqiptar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë

 

Nuk na ndodh shpesh të vizitojmë vende që na ofrojnë njëkohësisht antiken dhe modernen duke na rikthyer pas në kohë tek lashtësia, tradita e historia e madhe e Olimpizmit. Shteti fqinjë Greqia i ka të gdhendura përjetësisht themelet e kësaj tradite, të ruajtura ndër shekuj e të konkretizuar me muzetë e objektet që kanë “folenë” në Olimpia.

Aty ndodhet Qendra e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare, e cila është kthyer në simbol të sportit të së shkuarës dhe jo vetëm. Teksa endesh në ambientet e kësaj qendre natyrshëm të lind një lajtmotiv frymëzues për të gjithë sportistët dhe komunitetin e gjërë, por edhe mirënjohje ndaj atyre që me punë e sakrificë, apo aq me thjeshtësi e modesti, vënë në dispozicion shumëçka nga jeta e tyre në shërbim të sportit.

 

VIZITA

Ishte tejet interesante dhe për t’u vlerësuar nisma e KOKSH për një vizitë 3 ditore në Olimpia në kuadër të projektit “Edukimi Olimpik”. Jo më larg se disa ditë më parë u nis grupi i dytë me njerëz të përzgjedhur nga 16 rrethe e qytete të vendit, shumica prej të cilëve mësues të lëndës së edukimit fizik, por edhe specialistë, inspektorë apo drejtorë të Zyrave Arsimore dhe Drejtorive Arsimore në vend.

Dukej një delegacion i mirë harmonizuar dhe tejet përfaqësues, si nga shtrirja gjeografike, ashtu edhe nga roli i gjithsecilit në misionin e përbashkët për të edukuar vlerat olimpike tek brezat e rinj në të gjithë vendin. Një vëmendje të veçantë natyrisht kishin edhe femrat, numri i të cilave ishte i konsiderueshëm duke pasur parasysh që gjithnjë kanë ditur të sjellin kontribute për t’u vlerësuar në zhvillimin e sportit në të gjitha nivelet e tij.

 

UDHËTIMI

Autobuzi që niset nga Tirana drejt Kakavijës “mbledh” me ndalesat nëpër qytete pjesëtarët e delegacionit. Kilometrat e përshkuar nga Shqipëria në Olimpia drejt Qendrës së Akademisë Olimpike Ndërkombëtare kalojnë pa u ndjerë, thuajse me një “frymë”. Ëndrra për të qenë për mbi 60 orë në një qytet që ndodhet në “zemër” të Greqisë, 19 kilometra afër Pirgos, të josh fort.

Sapo mbërrin në qytezën e Olimpias, të shfaqen para syve kushtet ideale të një amfiteatri gjigant sporti. Aty të mbërthejnë emocionet e nuk di nga t’ia fillosh me shuarjen e kuriozitetit për gjërat e panjohura. Një program i mirë ideuar të ndihmon të kuptosh dy stilet e jetës sportive, që konkretizohen në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën.

E shkuara është aq prezent në të tashmen moderne sa që asnjëherë nuk mund të mendohet pa traditën shekullore që na sjell në ditët e sotme vlerat sportive. Nuk është e vështirë të ambientohesh me jetën në Olimpia. Vëren gjithashtu dorën e investimeve me bazament që të servir mjedisi, jo vetëm prej bukurisë e hijeshisë së natyrës e të kryera me largpamësi.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh