Mbrëmje rekordesh & turpërimesh, plot 40 gola të shënuar në 8 ndeshje!

Share Button

Liga-e-Kampioneve-sfond

AlbanianSport.com 22.10.2014 09:15

ASNN – Mbyllen ndeshjet e treta në grupet E, F, G dhe H në Ligën e Kampioneve. Bajerni i Mynihut ka turpëruar Romën pas asaj fitoreje 7-1 të arritur në Stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit italian. Fitore kanë marrë në ndeshjet e mbrëmshme edhe Paris SG-ja, Barcelona dhe Çellsi, kurse Mançester Siti ka barazuar 2-2 me CSKA-në në Moskë.

Bajerni i Mynihut ka shkatërruar Romën, në Stadiumin “Olimpiko”, duke e gjunjëzuar me rezultatin 7-1. Një ndeshje për t’u harruar kjo për skuadrën verdhekuqe, e cila pas 45 miutave të para ishte në disavantazh të 5 golave të realizuar nga Roben (2), Gëce, Levandovski e Myler. Asgjë nuk ndryshon tek Roma edhe në pjesën e dytë që pëson edhe dy gola të tjerë me autorë Riberi e Shaqiri.

Romës tashmë i mbetet të synojë vendin e dytë në grup, falë edhe barazimit 2-2 të arritur nga Mançester Siti me CSKA e Moskës. Edhe pse me mungesat e Markinjos, Ibrahimoviçit e Lavecit, Paris SG-ja arrin të fitojë ndaj APOEL-it të Nikozisë, falë golit të realizuar nga Kavani. Po në këtë grup, Barcelona ka mundur 3-1 Ajaksin. Nejmar, Mesi dhe Sandro kanë shënuar për katalanët, ndërsa golin për Ajaksin e realizon El Gaci.

Pas tre ndeshjeve të para, parizienët kryeson grupin F me 7 pikë, e ndjekur nga Barcelona me 6 pikë. Në grupin G, Shalke 04 ka siguruar një fitore të vështirë me Sporting të Lisbonës. Pas barazimit 3-3, në minutën e 93-të të takimit, një 11-metërsh I realizuar nga Çupo Moting i ka dhënë fitoren dhe tri pikët Shalkes. Në ndeshjen tjetër, Çelsi ka shkatërruar 6-0 Mariborin dhe kryeson grupin me 7 pikë.

Në grupin H, Bate Borisovi është mundur thellë në fushën e vetë, 0-7 nga Shahtjori i Donjeckut. Heroi i takimit është Luis Adriano, i cili ka shënuar 4 gola. Sfida tjetër e këtij grupi është mbyllur me fitoren 2-1 të Portos ndaj Atletikos së Bilbaos. Herrera dhe Kuarezma kanë shënuar për skuadrën portugeze, ndërsa Gijermo për spanjollët. Në krye të grupit H ndodhet Porto me 7 pikë, ndërsa Shahtjori pozicionohet në vendin e dytë me 5 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh