AlbanianSport.com 17.05.2015 19:05
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka kurorëzuar të shtunën matematikisht Skënderbeun si “kampione”, për të 5-tën herë radhazi dhe, të 6-tën në histori. Ndërsa të dielën janë luajtur takimet e tjera të javës së 35-të dhe ka spikatur Teuta, e cila ka mundur minimalisht Apoloninë në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Kjo ndeshje, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka vulosur rënien e Apolonisë nga Kategoria Superiore.
Pasi ka kurorëzuar të shtunën Skënderbeun si kampione e Shqipërisë për të 6-tën herë në histori dhe, si asnjëherë më parë, për të 5-tën herë radhazi, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit do t’i luajë sonte të gjitha ndeshjet e tjera të javës së saj të 35-të. Në takimin që u luajt të shtunën dhe që ngriti siparin e javës së parafundit të këtij sezoni, korçarët mundën Flamurtarin me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje.
Skënderbeu ka marrë fitoren që i ngjiti në kuotën e 76 pikëve dhe që i garantoi edhe matematikisht se nuk mund të arrihet më nga 3-shja e ndjekësve, Kukësi, Tirana dhe Partizani. Ndërkaq, midis takimeve të sotme, ai më i luftuari ka qenë dueli midis Teutës dhe Apolonisë, që u luajt në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Kjo ndeshje, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë një duel për jetë a vdekje përsa i përket mbijetesës në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar.
Durrsakët kanë fituar me një gol të shënuar në sekondat e fundit, duke siguruar qëndrimin midis më të mirave të futbollit shqiptar, ndërsa Apolonia zbret në Kategorinë e Parë. Në takimet e tjera, Kukësi ka shpartalluar në fushën e vet Tiranën, Vllaznia është mundur 0-1 në kryeqytet nga Partizani, ndërsa Laçi ka fituar 2-0 në shtëpi me Elbasanin. Pas Skënderbeut, që ka 76 pikë, renditet Kukësi me 72, Partizani me 70, Tirana me 68, dhe Laçi me 66 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 35-të
(9-10 maj 2015)
Të shtunën:
Skënderbeu – Flamurtari 2-0
Shënues: Latifi 42’, S. Lilaj 90’+2
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Të dielën:
Partizani – Vllaznia 1-0
Shënues: Mazrekaj 25’(11-m.)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Kukësi – Tirana 4-1
Shënues: Hysa 4’, Pejiç 23’, 36’, 38’ / Ndikumana 79’
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Laçi – Elbasani 2-0
Shënues: Meto 18’, Çela 86’
Stadiumi i Laçit
Teuta – Apolonia 1-0
Shënues: Peposhi 90’+3
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 35 23 7 5 56-18 76
- Kukësi 35 22 6 7 54-26 72
- Partizani 35 21 7 7 39-24 70
- Tirana 35 20 8 7 46-27 68
- Laçi 35 19 9 7 42-18 66
- Flamurtari 35 10 8 17 28-35 38
- Vllaznia 35 11 5 19 27-39 35
- Teuta 35 9 2 24 31-53 29
- Apolonia 35 7 4 24 18-52 25
- Elbasani 35 4 2 29 19-71 14