Mazrekaj: Laçi, shansi im për rikthim, më ka ndëshkuar disiplina

Share Button

AlbanianSport.com 15/02/2021 20:55

ASNN – Futbollisti i kurbinasve, në një rrëfim të sinqertë për veten dhe karrierën në “Rubrikën Sportive” në RTSH. Një shans që iu dha për të rinisur karrierën dhe një mundësi që duhej shpërblyer në të njëjtën mënyrë. Kështu e ka cilësuar Mentor Mazrekaj këtë sezon të tij tek Laçi, me të cilin ka rinovuar edhe për dy vjet të tjera.

“Kur erdha te Laçi e mora si sfidë, sepse e kisha të vështirë të gjeja skuadër, ndërsa tani më duan shumë skuadra, – ka thënë ai. – Por nuk mund të harroj skuadrën që më zgjati dorën dhe i jam mirënjohës presidentit Laska. Prandaj edhe kam rinovuar për dy vite me Laçin.”

Në një rrëfim të sinqertë në studion e Rubrikës Sportive në RTSH, 32-vjeçari ka këmbëngulur se ai është bërë shpesh, pa të drejtë, “kokë turku”. “Konstatimet për temperamentin tim? Ishin dhe të ekzagjeruara, sepse të gjithë dalin pas një ndeshja, vetëm unë përfundoja në faqet e para të gazetave”, – ka këmbëngulur ai.

Megjithatë, ai ka pohuar edhe të metat e tij, sidomos në drejtim të disiplinës. “Te Partizani, vitin më të mirë e kam me trajnerin Duro, – ka thënë futbollisti nga Kosova. – Por edhe me trajnerët e tjerë shqiptarë kam kaluar mirë. Me trajnerët e huaj nuk kam patur marëdhënie të mira, por nuk u vë faj se ata duan disiplinë.”

“E unë po të kisha qenë i disiplinuar nuk do të isha këtu”, – shtoi Mazrekaj, i cili ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, Kastriotin, që u mund në fundjavë 0-3 përballë ish-skuadrës së tij, Partizanit. “Nuk e prisja një fitore kaq të lehtë ndaj Kastriotit, por dihet që të kuqtë janë një nga skuadrat më të mira të kampionatit”, – tha ai.

“Uroj që edhe ndaj nesh, Kastrioti të jetë po kaq dobët”, – ka ironuar futbollisti i kurbinasve. Në fakt, mesfushori i sheh të dy skuadrat e tij favorite për ta sfiduar Vllazninë për titullin. “Vllazninë kanë filluar ta marrin më seriozisht, prandaj ata kanë më shumë vështirësi tani, sepse kundërshtarët mbrohen më shumë”.

“Gara për titull? Kam dashuri për të dyja skuadrat, – ka vijuar ai. – Por, atje tek Partizani kam luajtur për shumë vite. Tani, jam te Laçi. Pretendenti për titull mes të dyve do të vendoset nga ndeshjet direkte, e mendoj 50 me 50”. Tirana dhe Kukësi? Nuk i shikoj për titull, por mund të hapin problem, sepse kanë shumë cilësi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh