AlbanianSport.com 13/01/2017 11:35
ASNN – Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurti, mbi të gjitha do ta cilësonte skandaloze faktin që asnjë federatë nuk parashikon asnjë lekë për kërkimet shkencore. “Përpara disa ditësh, – thotë Shkurti, – në detajimin e “grant”-it vumë re me keqardhje se planifikimi i Federatave për kërkimet shkencore është zero lekë.”
“Duhet të keni parasysh se janë dy shtylla për përfitimin e “grant”-it, Ministria e linjës, por dhe ajo e financës, e cila ka ndarjen në zëra, – ka vijuar ai. – E kjo është për të ardhur keq”. Por ndërkohë rektori i Universitetit të Sporteve në Tiranë, Agron Cuka, do të këmbëngulte që kualifikimet e trajnerëve, apo gjyqtarëve, duhet të kalojnë nga ky institucion.
E thënë më troç, gjithçka që u tha në prezantimin e atij studimi, është se në Shqipëri nuk bëhet sport profesionist, ndërsa gjithçka është në nivele amatore. Stërvitshmëri sa për të kaluar radhën dhe, rrjedhimisht, edhe rezultatet, që nuk kanë nevojë për koment, janë të dukshme. Ndaj, mirë apo keq, edhe për shkak të mënyrave diletanteske në stërvitje, ku testet fizike, apo normat kanë kohë që janë fshirë nga blloqet e trajnerëve, sporti në Shqipëri në gjendje katastrofike…