Gjergj Vyshka 10.02.2015 08:40
Ministria e Arsimit dhe Sportit sot në mjediset e Hotel “Doro City” në Tiranë do të zhvillojë seminarin e për zyrtarët e rinj të kontrollit antidoping.
Sipas informacioneve që vijnë prej mjekut Mel Ostreni, i licencuar nga WADA për kontrollet antidoping në Shqipëri, së bashku me doktorin tjetër Emil Kalimeri, në këtë kurs do të jetë 15 kandidatë për t’u bërë zyrtar të kontrollit antidoping.
Do të ketë referime temash, si dhe njohje të reja me atë çfarë parashikohet në kontrollin antidoping për vitin 2015.
Kurse kështu, pas ardhjes së këshilltarit të Agjencisë Botërore të Antidopingut, Alesandro Donati, i cili më 29 janar ka qenë në seminarin me federatat sportive me temë “Jo dopingut, sport i pastër”, tashmë me këtë kurs për zyrtarët e rinj të kontrollit antidoping, Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të jetë në një luftë të fortë për kontrollin dhe pastërtinë e sportit në vend. Ndaj dhe zhvillohet ky kurs tanimë.