Gjergj Vyshka 23.10.2014 15:45
Kupën në qitje për 70 vjetorin e çlirimit të vendit mes Shqipërisë dhe Kosovës e ka ndjekur dhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjoni, si dhe përgjegjësi në këtë dikaster shtetëror për sportin cilësor, Arjan Konomi.
Mes shumë e shumë halleve që ka qitja, të paktën dhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, ka qenë kërkesa edhe për një matës elektronik të pikëve, që kushton 1500 euro.
“Sepse ngelëm duke i mbajtur pikët me shënime e me laps”, – thotë Mikerezi, ndërsa premtimi i Gjonajt, edhe duke qenë se 2015-ta është viti i garave kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ka qenë për më shumë mbështetje për sportet olimpike.
Sepse qitja, herë të kualifikuar me normë dhe herë me ftesë, është ndër ato sporte pas peshëngritjes që ka qenë përfaqësuese e Shqipërisë në të gjitha pjesëmarrjet e vendit tonë në Lojërat Olimpike.
Rezultatet teknike
të Kupës së Çlirimit – Qitje
Pistoletë – Femra
1) Aida Mustafaj (Studenti) 371 pikë
Pistoletë – Meshkuj
1) Arben Cerina (Studenti) 556 pikë
Pushkë – Femra
1) Lumturi Pepaj (Studenti) 384 pikë
Pushkë – Meshkuj
1) Florind Ymeri (Kosovë) 548 pikë