AlbanianSport.com 28/08/2021 21:55
ASNN – Trajneri i Teutës dhe ai i Vllaznisë, Tomas Brdariç, flasin për RTSH Sport pas ndeshjes. Teuta ka mundur Vllazninë 3-0 të shtunën, duke fituar trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Shqipërisë dhe, duke folur për RTSH Sport, trajneri i Teutës nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për këtë triumf. “Jemi në vazhdimësinë e lojërave të mira që kemi bërë, – ka thënë ai. – Kjo e tregoi se kush e meritoi kampionatin se kishte konkurrencë për titullin mes nesh.
“Shpresoj të ketë pëlqyer loja jonë”, – ka shtuar shkodrani i stolit të durrsakëve, i cili e ka kthyer tanimë vëmendjen drejt kampionatit, ku pret një betejë të fortë. “Fillim i mbarë? Shpresojmë se edhe vitin tjetër e kemi nisur me trofe, fituam e dolëm kampionë, – theksuar ai. – E dimë që është e vështirë, kampionati është i egër, ka ekipe të forta. Shpresojmë të bëjmë më të mirën. Sa i përket merkaton, ne presim edhe një lojtar, ndoshta dy, kemi merkaton e hapur që të përmirësojmë.”
“Edhe me këta që kemi jemi mirë. Kampionati është i gjatë, duhet të kompletojmë ekipin që të mos kemi probleme rrugës”, – përfundoi trajneri i Teutës, Edi Martini. Ndërkohë, homologu i tij, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka vajtuar paaftësinë e skuadrës së tij për të konkretizuar rastet për shënim. “Së pari urime Teutës dhe mendoj se ishte ndeshje e barazpeshuar, komplimente ekipit se luajtëm mirë, – ka thënë ai. – Në futboll duhet të shënosh.”
“Nëse nuk shënon, çdo gabim do ta përdorë kundërshtari si avantazh, – ka vijuar trajneri kuqeblu. – Impakti i kësaj ndeshje mund të jetë i madh, por mendoj se do të jemi më të fortë pas kësaj ndeshje. Duhet të punojmë që të gjejmë rrjetën dhe mendërisht në disa faza të ndeshjes. Duhet të jemi më të qartë dhe agresivë, sot kemi humbur disa raste dhe për këtë jam i pakënaqur. A do të kemi ndërhyrje në merkato?”
“Mendoj se sot do të analizojmë ndeshjen dhe padyshim të gjithë janë të zhgënjyer, por do të shohim, nëse do të ketë hapësira për përforcime do të analizojmë e shfrytëzojmë këtë”, – përfundoi trajneri gjerman i shkodranëve, Tomas Brdariç, i cili ka theksuar se fokusi i skuadrës mbetet kampionati.