Martinez: Eden Hazard duhet të luajë më shumë tek Reali i Madridit

Share Button

AlbanianSport.com 14/10/2021 13:10

ASNN – Roberto Martínez, trajneri i Belgjikës, i ka dhënë një goditje të tërthortë Realit të Madridit. Trajneri spanjoll ka folur në mediat spanjolle për situatën e një prej futbollistëve të tij, Eden Hazardit. Sipas tij, sulmuesi duhet të aktivizohet më shumë te Reali, ndërsa ka mbetur i kënaqur për pjesën e parë të ndeshjes që ai luajti me Belgjikën kundër Francës.

“Hazard do të luftojë për Topin e Artë në të ardhmen, – thotë trajneri spanjoll i belgëve. – E them këtë duke u bazuar në paraqitjen e tij që bëri kundër Francës, kjo më jep më shumë besim për këtë. Është e vërtetë që gjendja fizike e Edenit nuk është optimale. Edhe situata e tij në Spanjë nuk është shumë e mirë. Kjo na shqetëson të gjithëve.”

“Ai është një lojtar që duhet të luajë ndeshje për të arritur nivelin maksimal fizik, – ka vjuar 48-vjeçari. – Kam parë se ai është i përsosur nga ana shëndetësore. Nëse do të luajë si në nivelin e 45 minutave kundër Francës, ai me siguri do të na japë shumë rezultate” – ka shpjeguar ai. Përveç kësaj, ai ka folur për thashethemet që disa javë më parë e vendosën atë si trajnerin e ri të Barcelonës.

“Ka qenë një periudhë e vështirë sepse ju mendoni se unë nuk dua të përgjigjem, por e vërteta është se ata nuk më kanë kontaktuar, – ka theksuar trajneri i përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez. – Thashethemet me trajnerët, ju e dini se si funksionojnë. Nuk ka asgjë më shumë se një anekdotë që më ndihmon ta filloj ditën me një buzëqeshje.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh