Mark Markez shpallet kampion i botës 3 gara para fundit të sezonit

Share Button

motogp-markez-hava-2016

AlbanianSport.com 16.10.2016 12:50

ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet ndryshe si Moto GP, ka kurorëzuar sot, 3 gara para fundit, kampionin e këtij sezoni, i cili është spanjolli Mark Markez. Festa e parakohshme e spanjollit erdhi të dielën edhe falë fatit, pasi dy rivalët e tij kryesorë, bashkëatdhetari Lorenco dhe italiani Rosi, pësuan aksidente dhe e mbyllën garën pa pikë. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe emocionet e garës së sotme u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Mark Markez është shpallur, për të 3-ën herë në këto 4 sezonet e fundit, kampion i botës në Moto GP pasi ka mbërritur i pari në finishin e garës së Çmimit të Madh të Japonisë. Kjo garë, që u zhvillua sot në mëngjes me orën e Tiranës, e pa spanjollin të merrte vendin e parë në pistën e Montegit, duke lënë prapa më tepër se 2 sekonda Andrea Doviciozon e “Dukati”-t, ndërsa dy ndjekësit e tij më të afërt, Valentino Rosi dhe Horhe Lorenco të “Jamaha”-s nuk e mbyllën dot garën.

Tanimë Markez është i parritshëm edhe matematikisht në vendin e parë me 273 pikë, teksa ndjekësi më i afërt, Rosi, ka 196 pikë, ndërsa Lorenco 182. Megjithatë, festa e parakohshme e spanjollit erdhi të dielën edhe falë fatit, pasi dy rivalët e tij kryesorë, bashkëatdhetari Lorenco dhe italiani Rosi, pësuan aksidente dhe e mbyllën garën pa pikë. Në një fillim të mbushur me dramë, me parakalime të njëpasnjëshme dhe me kryesimin që ndërroi shpesh duar, ai që përfundoi në zhavorr ishte Rosi.

Ndërkohë, Lorenco, i cili mbeti shpresa e vetme që mund t’i mohonte Markezit titullin, u rrëzuar pak xhiro nga fundi, duke i dhënë kështu mundësinë bashkëatdhetarit të tij të garonte i pashqetësuar në krye, duke marrë kështu fitoren e 5-të në këtë sezon dhe duke siguruar njëkohësisht titullin e 3-të “kampion” në këto 4 sezone të fundit të Moto GP.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh