“Marca”, shkrim të posaçëm, për Kosovën, një vend që Spanja nuk e njeh

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2020 20:00

ASNN – Në një shkrim për historinë e Kosovës, si rivalen e re të Spanjës në Eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit, gazeta e njohur sportive spanjolle “Marca” është marrë me faktin që në Kosovë shumica e lojtarëve janë shqiptarët që vijnë nga diaspora. “Asnjë lojtar i ekipit të Kosovës nuk ka lindur në shtetin e tij. Të paktën në vendin që e shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008. Një pjesë e lojtarëve që do të jenë rivalë të Spanjës në Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, panë dritën në mërgim: Zvicër ose Suedi; të tjerët u lindën në qytetet e Kosovës, por kur ai territor i përkiste Serbisë apo Jugosllavisë. Duhet të presim edhe disa vjet që të lindurit në Kosovën e pavarur, shtet i pranuar nga FIFA në majin e 2016-s me të drejta të plota, të arrijnë ekipin përfaqësues.”

Kështu e nis kjo e përditshme e njohur sportive shkrimin e gjatë për Kosovën. Sipas “Marca”-s, “Kosova tingëllon si luftë, mërgim, vdekje, prej shekujsh”. Në shkrimin ku është komentuar edhe “Beteja e Kosovës” e vitit 1389, mes serbëve dhe Perandorisë Osmane, e që nga Serbia edhe pse kishte humbur, tashmë njihet si festë kombëtare. Lojtarët e Kosovës kanë çfarë të thonë për luftërat në Ballkan. Fëmijëria e tyre nuk ka lidhje me atë të rivalëve të tashëm. Në shkrimin e “Marca”-s flitet për të kaluarën e sulmuesit Vedat Muriqi, lojtarit të Lacios që u lind më 1994 në Prizren. Media në fjalë shkruan se si ai ishte rritur nën zhurmën e kallashnikovëve dhe si ishin mbajtur në një tavernë me 50 njerëz të tjerë, e duke fjetur në kuti të shisheve, ndërsa kishin vetëm dy litra qumësht për të gjithë, e se si ishte ushqyer vetëm me bukë e qepë.

Muriqi e nisi futbollin për Lirinë e Prizrenit, kur ishte vetëm 9-vjeçar. Sa i përket historisë së Milot Rashicës, i lindur në Vushtrri më 1996, “Marca” ka treguar se familja e lojtarit kishte qëndruar në shtëpi dhe u kishin mbijetuar bombardimeve. Ai u rrit në Mitrovicë deri në kohën kur e zbuloi Vitese, aty ku nisi karrierën, që e çoi tek Verder Bremeni. Për kapitenin Samir Ujkani, të lindur në Vushtrri, është thënë se kujtimet e tij të fëmijërisë janë në Belgjikë. Valon Berisha u lind në Suedi më 1993, pasi prindërit e tij kishin migruar nga Podujeva. Berisha u paraqit për Norvegjinë për 20 ndeshje, para se më 2016 FIFA- të bënte hapin historik në rregullore. Kur u mor vendimi nga Zvicra që Kosova të garonte lirshëm edhe pa u njohur nga shumë shtete, përfshirë Spanjën, politika u largua nga sporti.

Këtë “Marca” e ka cilësuar si përjashtim absolut të bërë nga FIFA. “Si mundet një ekip përfaqësues i një shteti të lindur vetëm 8 vjet më herët të luajë më 2016? – shkruan më tej “Marca”. – FIFA u përball me rastin që ishte: përjashtim absolut. Për këtë arsye, kur Kosova debutoi në Eliminatoret për Botërorin e Rusisë, në barazimin 1-1 me Finlandën më 2016, 6 lojtarëve iu lejua të ndryshonin përfaqësueset pa u mbështetur në rregullore.” Këtu ka përmendur Amir Rrahmanin, Alban Mehën, Herolind Shalën, Milot Rashicën e Samir Ujkanin që kishin luajtur për ekipin A të Shqipërisë dhe Valon Berishën që ishte paraqitur te Norvegjia. Në ndeshjet e fundit të Kosovës, në nëntor, vetëm 5 lojtarë s’janë paraqitur në të kaluarën me flamuj të tjerë.

Sipas “Marca”-s, 7 ishin që kanë luajtur për Shqipërinë, 4 për Norvegjinë, dy për Zvicrën dhe nga një për Suedinë e Austrinë. Ndër tjerash, është theksuar edhe ankesa që Federata e Zvicrës kishte bërë për ndryshimin e përfaqësueses së lojtarëve, duke shprehur frikën për lojtarët e mëdhenj si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që ishin gjobitur për festën me shqiponjë, simbolin e shqiptarëve në fitoren ndaj Serbisë në Botëror. “Marca” ka shkruar edhe për Adnan Januzajn e Belgjikës për ofertën që i kishte bërë Kosova, dhe për përzgjedhjen e fundit të tij që mbeti të luante për Belgjikën. Tani Kosova po përgatitet për ndeshjen me Spanjën në një grup ku vetëm Suedia e njeh si shtet. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë në grup me Spanjën në Eliminatoret e Botërorit të vitit 2022.

Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Spanja është një nga 79 shtetet e Kombeve të Bashkuara që s’e njohin Kosovën shtet. Sidoqoftë, sipas “Marca”-s, qeveria aktuale e Pedro Sançezit ka dërguar sinjale të përmirësimit të situatës. Pasaporta e Kosovës nuk lejohet të hyjë në Spanjë, sikurse nuk njihen as flamuri e himni. Por, pavarësisht kësaj, Federata beson që s’do të ketë telashe që ndeshjet mund të luhen si në Spanjë, ashtu edhe në Prishtinë. “Po flasim për rregullat e FIFA-s”, – ka thënë Ministria e Jashtme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh