Maratonë njëjavore transmetimesh sportive, basketboll, futboll & Moto GP

Share Button

AlbanianSport.com 23.03.2017 10:15

ASNN – 4 superduele të Eliminatoreve të Botërorit 2018, ku padyshim spikat sfida e Shqipërisë në Palermo me Italinë, por edhe miqësorja e kuqezinjve me Bosnjë-Hercegovinën, dy miqësore të Shpresave, dy ndeshje të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, dy sfida basketbolli dhe rikthimi i emocioneve të Moto GP-së. Këto janë gjithçka Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë në një maratonë transmetimesh sportive, që ka nisur të mërkurën dhe mbyllet të martën e ardhshme.

Maratona transmetimesh sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, e cila ka ngritur siparin me “klasiken” e basketbollit evropian, Real Madrid-Barcelona do të vazhdojë me një tjetër sfidë të Euroligës së basketbollit, atë Baskonia-Panathinaikos. Në fakt, këto dy sfida janë vetëm nisja e një serie transmetimesh, që vijon në mesnatë me përballjen amerikanolatine midis Uruguajit dhe Brazilin, duke vijuar të premten në drekë, me duelin e vlefshëm për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, midis Kamzës dhe Erzenit, që nis në ora 14:00.

Në ora 20:45, vjen padyshim supersfida historike e Palermos, ku Shqipëria do të përballet me Italinë, ndërsa paralelisht, në RTSH 2, vjen përballja e Kosovës me Islandën. Të shtunën, duke nisur nga ora 15:00, vjen ndeshja miqësore e Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, ndërsa duke nisur nga ora 17:55, rikthehen e emocionet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP-së, me provat e Çmimit të Madh të Katarit. Ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, vjen dueli evropian, Bullgari-Holandë.

Të dielën, duke nisur nga ora 14:00, vjen një tjetër ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ajo midis Lushnjës dhe Pogradecit, ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, vjen sfida evropiane Angli-Lituani, ndërsa në ora 20:00, gara e Moto GP-së në Katar. Të hënën, duke nisur nga ora 15:00, vjen akti i dytë i miqësores së Shpresave të Shqipërisë me Moldavinë, ndërsa të martën në mbrëmje, duke nisur nga ora 18:00, është radha e miqësores midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh