Maratona “Egnatia”, ja oraret dhe kategoritë e moshave që garojnë

Share Button

Maratona-Ballkanike-Durres-gara

Gjergj Vyshka 07.04.2015 16:35

Shoqata Evropiane e Rrugës “Egnatia” organizon në bashkëpunim me Shoqatën Italiane të Kulturës dhe Sportit (Komitetet periferike të Frozinones dhe Romës), edicionin e parë të Maratonës Egnatia, e cila do të zhvillohet në Durrës më 28 nëntor të këtij viti. Nisja e garës do të bëhet në ora 09:00, kurse paraqitja dhe rikonfirmimi i sportistëve duhet të jetë në ora 08:00.

Gara, e cila do të ketë gjatësinë e 42 kilometrave e 195 metrave, është e hapur për të gjithë, të cilët janë mirë me shëndetin dhe të aftë për të përballuar Maratonën. Vrapimi do të zhvillohet në një terren të sheshtë dhe nuk ka ndryshime të lartësive gjatë korsisë së garimit. Për matjen e kohës nga gjyqtarët, të gjithë pjesëmarrësve do t’u jepet një “chip”, ndërsa tarifa e pjesëmarrjes përfshin pije, qese me ushqime të ndryshme.

Gjatë garës do të jetë i siguruar shërbim mjekësor, ambulanca do të shoqërojë sportistët, ndërsa pijet do të jenë çdo pesë kilometra në vrapim. Shpërblimi financiar do të jetë për pesë sportistët e klasifikuar në vendet e para. Kategoritë do të jenë; 23-34 vjeç, mbi 35 vjeç, mbi 40 vjeç, mbi 50 vjeç, mbi 55 vjeç, mbi 60 vjeç dhe mbi 65 vjeç. Do të ketë dhe për kategorinë 70-75 vjeç, kurse për femra mosha limit do të jetë 55 vjeç.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40 ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

AlbanianSport.com 28/02/2024 21:20 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi këtë të

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh