Maqedonia e Veriut / Trajneri Milevski: Largohemi me ballin lart

Share Button

AlbanianSport.com 30/03/2022 20:55

ASNN – Trajneri i Maqedonisë, krenar me skuadrën përtej humbjes me Portugalinë. Kështu, trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, deklaroi se vendi duhet të jetë krenar me ekipin, edhe atë për periudhën nga shtatori deri më sot, duke theksuar se është shumë i kënaqur me futbollistët e tij. Maqedonasit u mundën 0-2 në Portugali përballë përfaqësueses vendase të martën, duke u ndalur kështu një hap larg Botërorit.

Maqedonia e Veriut u eliminua përballë Portugalisë në betejën finale për një vend në Botëror, teksa skuadra vendase korri një fitore me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar, nga një për secilën pjesë loje, nga futbollisti i Mançester Junajtid, Bruno Fernandesh. Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Dragao” në Porto, trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, deklaroi se vendi duhet të jetë krenar me ekipin, edhe atë për periudhën nga shtatori deri më sot, duke theksuar se është shumë i kënaqur me futbollistët e tij.

“Duhet të jemi krenar me djemtë për periudhën nga shtatori deri më sot”, – ka deklaruar ai, duke vijuar: “Ata kanë potencial dhe talent të madh dhe janë në rrugë të mirë që të afrohen me më të mirët në Evropë. Jam i kënaqur dhe krenar me futbollistët e mi. Maqedonia është një përfaqësuese më ndryshe nga ajo e Turqisë, dhe pikërisht për atë shkak ndeshja ishte më ndryshe. Pas asaj që treguam ndaj Italisë, ishim të rraskapitur, e dija që nuk do ia dilnim dot fizikisht, edhe pse me vetëdije fizikisht u munduam t’i mbanin sa më larg golit tonë.”

“Më vjen keq që pësuam gola kur neve dominonim ndeshjen”, – shtoi Milevski, që u ndal edhe te gabimet e skuadrës, prej të cilave Maqedonia i pësoi që të dy golat. “Gabimet janë pjesë e lojës, mirëpo edhe pas atij gabimi nuk hoqëm dorë nga organizimi i skuadrës. Mendoj se ishim rival të denjtë dhe ndeshje të këtilla si kjo në Porto dhe Palermo mund të na ndihmojnë për t’iu afruar majës së futbollit”, – përfundoi Milevski, nën drejtimin e të cilit Maqedonia ka regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh