Mançester Siti me 10 vetë përmbys Shalken, gjermanët i ndëshkon një “ish”

Share Button

AlbanianSport.com 21/02/2019 08:50

ASNN – Mançester Siti korri një fitore të madhe mbrëmjen e sotme në Ligën e  Kampioneve, pasi mundi me rezultatin 3-2 Shalke 04-ën, brenda në fushën e kësaj të fundit në Gjermani. Ishte një ndeshje mjaft e bukur sepse dhuroi surpriza dhe të papritura të këndshme për anglezët. Në fillim shënoi argjentinasi Serxhio Aguerro në minutën e 18-të.

U duk se Siti do ta kishte të lehtë suksesin në këtë ndeshje, por Shalke përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë me anë të Nabil Bentalebit, i cili realizoi dy herë dhe në të dy rastet nga pika e bardhë. 11-metërshin e parë e ekzekutoi saktë në minutën e 38-të, kurse tjetrën në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë Siti rriti shpejt presionin në sulm dhe ushtroi forcë nga krahët për të çarë mbrojtjen gjermane.

Por sulmet nuk kanë efektin e dëshiruar. Si të mos mjaftonte kjo, Otamendi merr karton të kuq dhe e lë skuadrën angleze me 10 vetë në fushën e lojës. Për ekipin e Guardiolës gjërat vështirësohen, por trajneri katalan i Mançester Sitit nuk u dekurajua. Ai nxiti skuadrën përpara në kundërsulm, dhe strategjia pati efekt pozitiv. Në minutat e fundit të ndeshjes vjen dhe ndëshkimi për Shalken.

Dhe këtë ndëshkim ia jep pikërisht një gjerman, Leroi Sane, i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 86-të. Shalke kupton se ky rezultat nuk e ndihmon dhe duke ditur që kundërshtari është me 10 vetë “turret” përpara për të gjetur golin e  fitores, por gabon rëndë sepse hapet. Dhe kjo i kushton sepse Rahim Stërling gjen golin e tretë për Sitin në minutën e 90-të.

Duke bërë që anglezët të dalin me fitore 3-2 nga stadiumi i Shalkes dhe të shohin drejt çerekfinaleve. Kjo pasi dueli i kthimit do të luhet në fushën e tyre në stadiumin “Etihad” në Britani pas dy javësh. Deri atëherë, Mançester Siti dhe Pep Guardiola do të jenë të qetë sepse rezultati i marrë sot në mbrëmje i motivon dhe u jep shanse atyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh