Mançester Junajtid, fitore me përmbysje në “Olld Traford” ndaj Atalantës

Share Button

AlbanianSport.com 20/10/2021 23:55

ASNN – Pëson dy gola në pjesën e parë, por shënon 3 në të dytën, por vendos Kristiano Ronaldo. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, e cila i ka luajtur të martën takimet e dyta në 4 prej grupeve të saj, ka vijuar të mërkurën me takimet e 4 grupeve të tjera. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Mançester Junajtid dhe Atalantës.

Kështu, Mançester Junajtid-Atalanta, i vlefshëm për grupin H, ka qenë përballja më e spikatur e mbrëmjes së të mërkurës dhe që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 1. Në fakt, pjesa e parë e përballjes së luajtur në Stadiumin “Olld Traford” ka parë vendasit ta nisin më mirë, duke e hedhur vështrimin më tepër drejt portës kundërshtare. Por, përkundër rrjedhës së lojës, janë italianët që kalojnë të parë në epërsi pas vetëm 15 minutash, me anë të Pashaliçit.

“Djajtë e kuq” janë të çoroditur dhe Atalanta përfiton, teksa me të parën goditje këndi të miqve, Demiral e çon topin në rrjetë me një goditje me kokë në minutën e 29-të. Mançester Junajtid do të nisë të reagojë dhe lojtarët e tij do të vijojnë të shkojnë dëm, në mënyrë të pabesueshme, disa raste për shënim, e kësisoj pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë e dyfishtë të Atalantës. Pjesa e dytë do të shohë Mançester Junajtid të zhvendosë lojën në gjysmëfushën e italianëve dhe goli do të vijë në minutën e 53-të, me autor Rashfordin.

Përtej disa minutave të mira në mesin e pjesës së dytë për Atalantën, me Mançesterin që iu fal portierit De Hea, për të mos pësuar golin e 3-të, janë vendasit që do të arrijnë të barazojnë shifrat 15 minuta para fundit të kohës së rregullt me Meguajërin. Anglezët vijojnë të këmbëngulin dhe, 8 minuta para fundit të kohës së rregullt është Kristiano Ronaldo që gjen edhe golin e përmbysjes. Pavarsisht përpjekjeve të miqve dhe 5 minutave shtesë, Mançester Junajtid e mbron fitoren 3-2, që e mban të vetëm në krye të renditjes së grupit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh