Gjergj Vyshka 03.01.2015 11:45
Sinan Bardhi është trajneri i ri i Mamurrasit. Pas dorëheqjes së Stavri Nicës për arsye familjare e personale për t’u vënë në krye të Mamurrasit kanë qenë shumë emra. Që nga Ylli Çekiçi tek Shpendi Kumbarçe, apo tek Agim Canaj e Sokol Meta.
Por në fund drejtuesit, pasi në pjesën më të madhe të kandidaturave kanë marrë përgjigje negative edhe për shkak të mos rënies dakord për anën financiare, kanë vendosur që në krye të ekipit të vendosin ish-trajnerin e Besëlidhjes, Sinan Bardhi.
Prezantimi i tij përpara skuadrës dje në mesditë është bërë nga drejtuesit më të lartë të Mamurrasit, ndërsa Bardhi, teksa ka pranuar që pjesën më të madhe të futbollistëve e njeh, ka premtuar ngjitjen e ekipit në Superiore.
Sfida e parë e Mamurrasit do të jetë më 7 shkurt 2015 në Pukë ndaj Adës së Velipojës.