Gjergj Vyshka 03.03.2015 15:25
Karikohet Mamurrasi i Sinan Bardhit, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur super-shpërblim për të fituar kryesfidën me Tërbunin në fushën e kësaj të fundit.
Jo vetëm kaq, por nga Bashkia e Mamurrasit dhe nga drejtuesit e ekipit janë vendosur dhe mjete falas për transportin e tifozëve në Pukë.
Që do të thotë se për mamurrzakët e Bardhit do të ketë një mbështetje maksimale në Pukë për ta kaluar me sukses këtë sfidë.
Një fitore në Pukë do të thotë që Mamurrasi merr kreun dhe duke pritur në javën e fundit të fazës së dytë Besëlidhjen, atëherë do të jetë ajo që do të udhëtojë më e qetë drejt Superiores.
Ndaj Mamurrasi kërkon fitoren me çdo kusht në Pukë.