Maks Verstapeni zgjedh rivalen e sezonit të ri, habit me preferencën e tij

Share Button

AlbanianSport.com 05/01/2024 18:10

ASNN – Piloti holandez i “Red Bull”-it shikon “MekLaren”-in si sfidanten më të fortë. Kampioni i trefishtë i botës në këto 3 sezonet e fundit në Formula 1, Maks Verstapen mendon se skuadra angleze ka potencialin të bëjë një nisje mjaft të mirë të 2024-ës. Ai e ka veçuar “MekLaren”-in si skuadrën të cilën ai do ta mbajë në qendër të vëmendjes në prag të sezonit të ri të Formulës 1, duke deklaruar se ecuria e tyre përgjatë 2023-shit ishte nga më mbresëlënëset nga të gjitha rivalet e “Red Bull”-it.

Maks Verstapeni ka veçuar “MekLaren”-in si skuadrën të cilën ai do ta mbajë në qendër të vëmendjes në prag të sezonit të ri të Formulës 1, duke deklaruar se ecuria e tyre përgjatë 2023-shit ishte nga më mbresëlënëset nga të gjitha rivalet e “Red Bull”-it. “MekLaren”-i nuk arriti të merrte asnjë pikë pas dy garave të para sezonin e shkuar, por një ristrukturimi teknik dhe një paketë e madhe përmirësimi në mesin e sezonit, e çoi Lando Norrisin dhe Oskar Piastrin drejt betejave për podiumin dhe shumë pranë një fitoreje që sidoqoftë nuk u materializua.

Por duke parë përqindjen e ecurisë dhe konkurrencës së skuadrës me bazë në Uoking, kampioni i trefishtë i botës në këto 3 sezonet e fundit mendon se “MekLaren”-i ka potencialin të bëjë një nisje mjaft të mirë të 2024-ës. “Ne ishim e vetmja skuadër që ishte me të vërtetë të qëndrueshëm në paraqitjen tonë, – ka deklaruar Verstapeni, duke vijuar: “Pas nesh pati shumë luhatje, teksa një herë na afrohej një skuadër e herë një tjetër dhe këtu ishte e gjithë beteja që zhvillohej pas nesh.”

“Por gjithçka do të varet sesa do të përmirësohen skuadrat gjatë periudhës dimërore, – ka vijuar ai. – Ajo që unë mendoj se ishte më mbresëlënëse pas nesh, nga mënyra sesi e nisi dhe sesi e mbylli, ishte padyshim “MekLaren”-i dhe unë pres që ajo skuadër të jetë mjaft e fortë në sezonin e ri”, – ka përfunduar piloti holandez i “Red Bull”-it, Maks Verstapen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh