AlbanianSport.com 09.05.2016 21:15
ASNN – Dita e sotme është një ditë e madhe dhe mjaft e veçantë për Majlinda Kelmendin, sepse xhudistja pejane feston sot ditëlindjen.
Kampionia e dyfishtë botërore dhe evropiane është lindur më 9 maj 1991 dhe sot mbush plot 25 vjet.
Majlinda nuk ka shumë kohë për festime pasi është duke u përgatitur për Olimpiadën e Rios, ku synon ta fitojë medaljen e parë olimpike për Kosovën.
Për këtë arsye, ky përvjetor jubilar i ditëlindjes së saj mund të jetë edhe më i shënuar, pasi mund të jetë viti kur ajo mund të bëhet e para medaliste olimpike e Kosovës.