AlbanianSport.com 02/08/2018 14:20
ASNN – Lushnja ishte një nga dy skuadrat që ranë nga Kategoria Superiore në atë Të Parën në fund të sezonit të shkuar dhe tanimë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri Ilir Gjyla ka rrëfyer përgatitjet e skuadrës lushnjare si dhe përforcimet e ardhura së fundi.
Sezonin e ri Lushnja do të luajë në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë e Parë dhe skuadra ka nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Ilir Gjyla. Gjyla ka zbuluar edhe përforcimet e reja, duke bërë edhe një apel për futbollistët lushnjarë. Për trajnerin lushnjar, problem mbetet terreni stërvitor. Lushnja do të militojë në grupin B, apo grupin e Jugut të Kategorisë së Parë.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.