AlbanianSport.com 05.04.2015 14:20
ASNN – Në grupin B, apo grupin e Jugut të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, vazhdon dueli midis Lushnjës dhe Bylisit, dy skuadrave që ndajnë kreun me nga 38 pikë secila. Ballshiotët përmbysën Dinamon, duke fituar në shtëpi me rezultatin 2-1, ndërsa me të njëjtat shifra, Lushnja fitoi në fushën e vet ndaj Shkumbinit, në ndeshjen pamje të së cilës na përcjell kronika e mëposhtme.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, e ka vlerësuar fitoren si mjaft të rëndësishme, ndërsa homologu i tij, trajneri i Shkumbinit, Ilirjan File, vlerësoi lojën, përtej humbjes. Në vendin e tretë është ngjitur Butrinti, që fitoi bindshëm në fushën e vet ndaj Pogradecit, ndërsa Dinamo ka mbetur në vendin e 4-t. Ndërsa në grupin e Veriut, të 3 skuadrat e pretendente për t’u ngjitur në Superiore, kanë korrur fitore në fushën e tyre.
Kategoria e Parë
Grupi B
Të shtunën:
Bylis – Dinamo 2-1
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Butrinti – Pogradeci 3-0
Stadiumi “Andon Lapa”, Sarandë
Naftëtari – Luftëtari 2-0
Stadiumi “Bashkim Sulejmani”, Kuçovë
Lushnja – Shkumbini 2-1
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Të dielën:
Sopoti – Tomori (16:00)
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 21 11 5 5 24-12 38
- Bylisi 21 12 2 7 28-23 38
- Butrinti 21 9 7 5 24-11 34
- Dinamo 21 8 7 6 23-18 28
- Sopoti 20 7 6 7 18-23 27
- Tomori 20 8 5 7 18-17 26
- Pogradeci 21 7 4 10 17-24 25
- Shkumbini 21 6 4 11 22-27 22
- Luftëtari 21 6 3 12 12-22 21
- Naftëtari Kuçovë 21 4 9 8 17-26 21