AlbanianSport.com 26.09.2014 20:35
ASNN – Bylis-Lushnja, një nga supersfidat e javës së parë në grupin e Jugut, rrezikon të mos luhet. Kështu ka lajmëruar faqja e “Facebook”-ut të KF Lushnjës, ndërsa shkak bëhet policia, e cila nuk merr përsipër mbarëvajtjen e takimit. Gjithashtu Bashkia Ballsh nuk është e interesuar fare për organizimin e ndeshjes.
Kurse sa i përket anës financiare, klubi i Bylisit nuk ka shlyer akoma detyrimet ndaj FSHF-së. Skuadra janë paralajmëruar se në rast të mos shlyerjes së detyrimeve në masën 50 % deri në fund të javës do ta humbasin ndeshjen në “tavolinë”. Sidoqoftë, verdhejeshilët janë në pritje të zhvillimit të takimit.
Ndërsa të besuarit e trajnerit Artan Bano janë duke u përgatitur intensivisht për këtë sfidë. Madje ndihmëstrajneri Dritan Çuko do të deklaronte: Në Ballsh shkojmë për tre pikë, ndërsa Bylisi nuk na tremb.