AlbanianSport.com 09.01.2015 14:40
ASNN – Pas shumë e shumë dilemash, Mikel Canka dje ka dalë në stërvitje me Lushnjën e Artan Banos, që është kryesuese e grupit të Jugut në Kategorinë e Parë. Kishte kohë që në kampin e verdhejeshilëve flitej për ardhjen e tij e kjo që nga momenti që Canka prishi kontratën në mënyrë konsesuale me Apoloninë.
Jo vetëm kaq, por është folur dhe për mbrojtësin Erjon Xhafa, një tjetër futbollist i larguar nga Apolonia, apo dhe për Brunild Pepën e Teutës. Dhe që nga fillimi i kësaj jave lushnjarët kanë qenë konkret dhe tepër zyrtar në ofertën që i kanë bërë si Cankës, ashtu dhe Xhafës, dy lojtarë që në fakt kanë pasur dhe oferta nga Kategoria Superiore.
Por në përfundim të të gjithë kësaj lëvizjeje, Canka ka zgjedhur Lushnjën, ndërsa dje ka dalë për herë të parë në stërvitje me verdhejeshilët e Banos. Tashmë për të plotësuar skuadrën pritet dhe Erjon Xhafa, ndërsa po në stërvitje ka dalë dhe sulmuesi Brunild Pepa.