Lushnja lëshon një set pas 13 javësh, fitojnë edhe Dinamo & Studenti

Share Button

volleyball-dora-topi-mbajtje

AlbanianSport.com 03.04.2016 10:50

ASNN – Janë luajtur dje 3 nga ndeshjet e javës së 13-të të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, që njihet si Grupi A2 dhe Lushnja vazhdon të jetë e pathyeshme, duke korrur fitoren e 13-të radhazi, pasi ka mposhtur në Peshkopin Korabin me rezultatin 1-3.

Përtej humbjes, dibranet, të cilat kanë siguruar vendin e dytë edhe matematikisht, mund të krenohen me faktin se janë bërë dje e vetmja skuadër që ka arritur t’u marrë një set myzeqareve, të cilat deri në këtë sfidë kishin një bilanc të papërlyer. Në vendin e 3-të është konsoliduar Dinamo, e cila i ka bërë sezonit një mbyllje me fitore në fushën e vet.

Blutë e trajnerit Genc Nexhipi kanë mposhtur në shtëpi Divjakën, me shifrat 3-1, ndërsa në takimin tjetër të vlefshëm për javën e 13-të, të luajtur dje, Studenti ka triumfuar në lotarinë e 5 seteve ndaj Minatorit. Takimi i fundit i javës, Vlora Volej-Apolonia, do të luhet ditën e mërkurë.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A2

 

Java e 13-të

(2 prill 2016)

 

Të shtunën:

Korabi – Lushnja                 1-3

Dinamo – Divjaka                3-1

Studenti – Minatori              3-2

 

Të mërkurën:

Vlora Volej – Apolonia

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Lushnja         13        13          0        39-1                39
  2. Korabi                        13        10          3        33-12              31
  3. Dinamo          13          7          6        23-23              21
  4. Apolonia        12          5          7        17-23              15
  5. Minatori          13          5          8        21-28              15
  6. Divjaka           13          4          9        18-29              14
  7. Vlora Volej     12          4          8        17-32              10
  8. Studenti         13          3        10        13-34                9

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh