AlbanianSport.com 17.02.2015 14:35
ASNN – Ndryshe nga barazimi i së shtunës në Peqin, ndaj Shkumbinit vendës, i cili gjithsesi i ka mbajtur verdhejeshilët në vendin e parë në grupin e Jugut, Lushnja këtë javë do të jetë më e plotësuar si skuadër. Ka një tjetër sfidë të vështirë, e cila përsëri vlen për vendin e parë në renditje.
Do të ketë përballë në “Roza Haxhiu” Butrintin, ndërsa sfida mes këtyre dy ekipeve në fazën e parë ka përfunduar 0-0. Kështu të gatshëm për trajnerin Bano do të jetë sulmuesi Mikel Canka, që tashmë e ka përfunduar skualifikimin e kartonit të kuq të marrë ndaj Dinamos.
Por gjithashtu do të kthehen në formacion dhe Gjyla, që do të jetë një forcë shumë e madhe si për mbrojtjen, ashtu dhe për mesfushën, por dhe Bakiasi. E me këto tre forca, shto këtu dhe pjesën tjetër të organikës, Lushnja beson në marrjen e fitores dhe mbajtjes së vendit të parë në renditjen e grupit të Jugut.