AlbanianSport.com 07.03.2015 14:15
ASNN – Humbja me Sopotin të mërkurën në “Roza Haxhiu”, apo dhe vështirësia për të mbajtur kreun që do të thotë më pas për t’u ngjitur në Superiore, i ka detyruar verdhejeshilët që të lëshojnë kushtrimin dhe njëkohësisht dhe sinjalin “SOS”.
Sipas tyre nuk shkon më qëndrimi i skuadrës nën financat e Bashkisë. “Ky ekip ka nevojë për investitor dhe presidencë serioze, e cila ta mbështesë fort financiarisht atë”, – kanë shkruar lushnjarët në rrjetin social “Facebook”.
“Fjalët e tjera janë fukarallëk, sepse nëse vazhdojmë të jemi ekip Bashkie nuk do të kemi asgjë në rregull”, – kanë përfunduar verdhejeshilët, të cilët të shtunën do të kenë një ndeshje të vështirë ndaj Tomorit vendës.